Ekonomia

Si do bëhet rritja e pensioneve të lidhura pas 1 marsit

Rritjen në masën 3 për qind do ta përfitojnë edhe të gjitha pensionet e caktuara nga data 1 mars, e në vijim, por me kushtin që data e fillimit të përfitimit të pensionit sipas kritereve të diktuara në ligjin e sigurimeve shoqërore, të jetë 28 shkurti i 2017-ës, duke përfshirë edhe këtë datë.

Nga kjo rritje do të përfitojnë të gjitha llojet e pensioneve që përfshin skema e sigurimeve shoqërore. Organet e sigurimeve shoqërore kanë detajuar tashmë masën konkrete se si ndryshon përfitimi mujor i çdo pensionisti duke përfshirë edhe rritjen prej 3 për qindësh të konfirmuar në vendimin e miratuar nga qeveria për indeksimin e pensioneve.

Çka do të thotë se duke nisur nga data 1 mars, çdo pensionist, bashkë me përfitimin mujor do të tërheqë edhe rritjen e parashikuar, si dhe të gjitha llojet e tjera të kompensimeve, për ndryshimet e çmimit të bukës, energjisë elektrike, të të ardhurave minimale, etj.

Qendrat e pagesës së pensioneve janë njohur tashmë me masat e reja të pensioneve që do të marrin sipas datave të ndarjes së përfitimeve për të gjithë pensionistët në vend. Rritja në masën 3 për qind shkon edhe për të gjitha pensionet suplementare që përfshin skema për ish ushtarakët, përfitimet suplementare shtetërore,si dhe pensionet e personave që janë me tituj akademik.

Zyrtarët e Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë bëjnë me dije se nga rritja në të njëjtën masë përfitojnë edhe pensionet sociale (të cilat shkojnë nga 6835 lekë në 7064 lekë në muaj), si dhe të gjitha llojet e tjera të pagesave që përfshin skema e pensioneve.

“Në këto kushte, që pas   datës 1 mars 2017, të ardhurat minimale nga pensionet e plota të qytetit me datë fillimi deri në 31 dhjetor të 2014-s, shtuar me kompensimet, nuk mund të jenë më të vogla se 15, 164 lekë në muaj, ndërsa të ardhurat maksimale arrijnë 26 528 lekë në muaj.

Po sipas vendimit të qeverisë, të ardhurat minimale nga pensionet e plota të fshatit nuk mund të jenë më të vogla se 9 802 lekë në muaj, ndërsa të ardhurat minimale nga pensionet e parakohshme, shtuar me kompensimet, nuk mund të jenë më të vogla se 15, 164 lekë në lekë në muaj”.

Në rastet e ndryshimit të vendbanimit, pensionisti duhet të aplikojë edhe për transferimin e pensionit. Kërkesa në këtë rast bëhet në agjencinë lokale të sigurimeve, ku ndodhet vendbanimi. Kjo kërkesë duhet shoqëruar me dokumentacionet përkatëse, duke përfshirë këtu edhe dokumentet që nevojiten për kompensimin e energjisë elektrike.

Konkretisht, dokumentet që duhet të dorëzohen për transferim pensioni nga një rajon në tjetrin janë: “Certifikatë familjare, fotokopje e Kartës së identitetit”.

Ndërsa në dosjen e dokumenteve që duhet të dorëzohen për përfitimin e kompensimit të energjisë elektrike duhet të jenë: “Deklarata për kompensimet, fotokopje e kontratës së energjisë elektrike, vërtetim për fëmijët deri në 25 vjeç nga shkolla, vërtetim nga zyra e tatim-taksave të baskisë, ose komunës, vërtetim nga zyra e punës, si punëkërkues për anëtarët e tjerë të familjes”

 Rritja me 3%, ja si ndryshojnë pagesat mujore

 Sipas përcaktimeve të detajuara në vendimin e qeverisë, të gjitha pensionet e plota të pleqërisë, pensionet e plota të invaliditetit dhe pensionet e plota familjare, të caktuara në mbështetje të ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, të ndryshuar, me përjashtim të pensioneve të caktuara në përputhje me paragrafin e katërt, të nenit 96, të ligjit të sigurimeve shoqërore, si dhe pensionet e pleqërisë të punonjësve të minierave në nëntokë, të caktuara me ligjin nr. 150/2014, që kanë datë fillimi deri më 31 dhjetor të 2014, pas datës 1 mars të këtij viti nuk do të jenë më të ulëta se 13,014 lekë në muaj. Ndërsa tavani I këtyre përfitimeve nuk do të shkojë më shumë se sa 26 028 lekë në muaj.

Gjithashtu pensionet e plota të pleqërisë, pensionet e plota të invaliditetit dhe pensionet e plota familjare, të caktuara në përputhje me paragrafin e katërt, të nenit 96, të ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me datë fillimi deri më 31 dhjetor të 2014, me zbatimin e rritjes prej 3 për qind, nuk do të jenë më të ulëta se 8, 912 lekë në muaj, teksa nuk do të jenë as më të larta se sa 13 014 lekë në muaj.

Pensionet e parakohshme, të caktuara sipas ligjit nr. 10142, datë 15.5.2009, të ndryshuar, me datë fillimi nga 1 marsi i 2017-ës, e në vazhdim, me rillogaritjen e indeksimit të miratuar nga qeveria nuk do të jenë më të ulëta se sa 13 014 lekë në muaj.

Përfituesit e pensioneve, sipas ligjeve nr. 7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, si dhe nr. 150/2014, të caktuara pas datës 1.3.2017, por me datë të fillimit të pensionit deri më 31.12.2014, përfshirë edhe këtë datë, përveç pensionit, do të përfitojnë edhe kompensimet për të ardhura mujore minimale, në masën dhe kriteret e përcaktuara në vendimet e Këshillit të Ministrave për kompensimin e të ardhurave mujore, për rritjet e realizuara në vitet e mëparshme, për kompensimin e të ardhurave mujore të pensionistëve të fshatit”, me kusht që shuma e pensionit mujor plus kompensimin e të ardhurave, pas indeksimit të pensioneve  të jetë deri në 14 664 lekë në muaj për pensionet e pleqërisë, përfshirë edhe përfituesit, deri në deri në 14 164 lekë në muaj, për pensionet e invaliditetit dhe pensionet familjare, si dhe deri në 9 602 lekë në muaj, për pensionet e pleqërisë, invaliditetit dhe pensionet familjare të caktuara sipas paragrafit të katërt të nenit 96, të ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar

Kompensimet për të ardhura mujore minimale, në masën dhe kriteret e përcaktuara në vendimet e Këshillit të Ministrave për kompensimin e të ardhurave mujore të pensionistëve të caktuara në vite, për rritjen e pensioneve në vitet e shkuara do t’i marrin edhe ata persona që do të përfitojnë pensione të parakohshme sipas ligjit nr. 10142, datë 15.5.2009, me datë fillimi nga 1.3.2017 e në vazhdim, me kusht që shuma e pensionit mujor të parakohshëm plus kompensimin e të ardhurave të jetë deri në 14 664 lekë në muaj.

Pas datës 1 mars 2017, të ardhurat minimale nga pensionet e plota të qytetit me datë fillimi deri në 31 dhjetor të 2014-s, shtuar me kompensimet, nuk mund të jenë më të vogla se 15, 164 lekë në muaj, ndërsa të ardhurat maksimale arrijnë 26 528 lekë në muaj. Po sipas vendimit të qeverisë, të ardhurat minimale nga pensionet e plota të fshatit nuk mund të jenë më të vogla se 9 802 lekë në muaj, ndërsa të ardhurat minimale nga pensionet e parakohshme, shtuar me kompensimet, nuk mund të jenë më të vogla se 15, 164 lekë në lekë në muaj.

Dosja e dokumenteve që kërkohet për të përfituar pensionet e plota dhe të reduktuara

  • Dokumentacioni bazë që kërkohet për të përfituar një pension të plotë pleqërie, një përfitim të reduktuar, apo pension si nënë me shumë fëmijë përfshin: “Fotokopje e kartës së identitetit, certifikatë të gjendjes familjare, certifikatë martese (vetëm për aplikueset femra), vërtetim nga Komuna apo Bashkia për ndryshimin e gjeneralitetit, vërtetim nga qendra e fundit e punës për gjeneralitetin, 2 fotografi. Kur kërkohet pension si nënë me shumë fëmijë dhe në certifikatën familjare nuk figurojnë të gjithë fëmijët, duhet të paraqitet edhe certifikatë e veçantë lindjeje, martese ose vdekjeje, për fëmijët që nuk figurojnë në certifikatën e gjendjes familjare”.
  • Ndërkohë në dokumentet që vërtetojnë periudhat e sigurimit dhe llojin e punës përfshihen libreza e punës, vërtetim për vjetërsinë në punë dhe llojin e saj, vendimi i emërimit në punë, si kuadër në ish-kooperativat bujqësore, vendim gjykate për njohje të vjetërsisë në punë, vërtetim i degës ushtarake për periudhën e kryerjes së shërbimit të detyrueshëm ushtarak (për kërkuesit meshkuj), vërtetim-tip i vjetërsisë në punë për ushtarakët, fotokopje e noterizuar e diplomës së shkollës së lartë për kërkueset femra (kur kanë mbaruar studimet e larta, me shkëputje nga puna).
  • Për personat që përfitojnë nga Ligji nr. 7514 “Për pafajësinë, amnistinë dhe reabilitimin e ish-të Dënuarve dhe të Përndjekurve Politikë” duhen edhe: “ Vërtetim i gjendjes gjyqësore, vërtetim për kohën e vuajtjes së dënimit, lëshuar nga Ministria e Rendit Publik, vërtetim për faktin e dënimit për motive politike dhe kohën e vuajtjes së tij, të lëshuar nga Komisioni i Ministrisë së Rendit Publik dhe Ministrisë së Drejtësisë, si dhe çdo dokument tjetër justifikues, që vërteton qenien në punë.
  • Në listën e dokumenteve që vërtetojnë të ardhurat e realizuara janë: “Vërtetim page, sipas së cilës është derdhur kontribut për periudhat e sigurimit që nga 01.01.1994 deri në momentin e shkëputjes nga puna, sipas formularit tip (nëse ka punuar dhe ka derdhur kontribute për periudhat pas datës 01.01.1994), si dhe çdo dokument tjetër justifikues, që vërteton pagën ose derdhjen e periudhave kontributive”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button