Tiranë 22°C · Pjesërisht vranët 18 May 2026
S&P 500 7,409 ▼1.24%
DOW 49,526 ▼1.07%
NASDAQ 26,225 ▼1.54%
NAFTA 100.06 ▼0.95%
ARI 4,563 ▲0.02%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1620 EUR/GBP 0.8722 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 95.5111 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 52.9328 EUR/JPY 184.48 EUR/CAD 1.5980 EUR/USD 1.1620 EUR/GBP 0.8722 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 95.5111 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 52.9328 EUR/JPY 184.48 EUR/CAD 1.5980
₿ CRYPTO
BTC $77,683 ▼ -0.91% ETH $2,152 ▼ -1.94% XRP $1.3995 ▼ -1.78% SOL $85.5900 ▼ -1.45%
S&P 500 7,409 ▼1.24 % DOW 49,526 ▼1.07 % NASDAQ 26,225 ▼1.54 % NAFTA 100.06 ▼0.95 % ARI 4,563 ▲0.02 % S&P 500 7,409 ▼1.24 % DOW 49,526 ▼1.07 % NASDAQ 26,225 ▼1.54 % NAFTA 100.06 ▼0.95 % ARI 4,563 ▲0.02 %
EUR/USD 1.1620 EUR/GBP 0.8722 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 95.5111 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 52.9328 EUR/JPY 184.48 EUR/CAD 1.5980 EUR/USD 1.1620 EUR/GBP 0.8722 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 95.5111 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 52.9328 EUR/JPY 184.48 EUR/CAD 1.5980
18 May 2026
Breaking
Kosova

Si e fitoi Kosova lirinë? Më 23 maj në Zürich promovohet libri “1998–1999. Vitet e Kosovës” i Blerim Shalës

Libri “1998–1999. Vitet e Kosovës” i publicistit Blerim Shala do të promovohet në Zürich, në një ngjarje kushtuar njërës prej periudhave më vendimtare të historisë bashkëkohore të Kosovës.

Promovimi do të mbahet të shtunën, më 23 maj 2026, nga ora 14:30, në SOHO | Events Location, Hardstrasse 260, 8005 Zürich. Në këtë ngjarje do të jetë i pranishëm edhe autori i librit, Blerim Shala.

Libri është një kronikë mbi dy vitet vendimtare, 1998–1999, të cilat çuan në lirinë e Kosovës dhe hapën rrugën drejt pavarësisë. Në të trajtohen përpjekjet politike, diplomatike dhe ushtarake të Kosovës përballë regjimit shtypës të Serbisë, si dhe ngjarje të rëndësishme si Konferenca e Rambouillet-së, roli i shteteve perëndimore dhe intervenimi i NATO-s në pranverën e vitit 1999.

Një vend të veçantë në libër zë edhe drama e dëbimit të rreth një milion shqiptarëve të Kosovës nga vatrat e tyre, si dhe kthimi i refugjatëve pas përfundimit të luftës. Përmes kësaj vepre, lexuesi njihet me zhvillimet në frontet e luftës, në politikën shqiptare dhe në diplomacinë ndërkombëtare.

Autori i librit Blerim Shala u lind në Prishtinë, më 15 mars 1963. Ai është publicist, gazetar, autor dhe pjesëmarrës në procese të rëndësishme politike për Kosovën.

Karrierën gazetareske e nisi në të përjavshmen “Zëri i Rinisë”, ndërsa më vonë ishte redaktor përgjegjës dhe kryeredaktor në “Zëri”. Në vitin 1999 ishte njëri prej themeluesve të gazetës së përditshme “Zëri”.

Shala ka qenë anëtar i Delegacionit të Kosovës në Konferencën e Rambouillet-së, koordinator i Ekipit të Unitetit në bisedimet për statusin e Kosovës, deputet i Kuvendit të Kosovës dhe këshilltar politik i Presidentit të Kosovës. Ai ka marrë pjesë edhe në proceset e dialogut Kosovë–Serbi.

Shtëpia Botuese “Dora d’Istria” ka vendosur ta ribotojë këtë libër me qëllim që lexuesit shqiptarë, veçanërisht ata në mërgatë, të kenë mundësinë të mësojnë më shumë për epokën më përcaktuese të Kosovës në fund të shekullit XX.

Organizatorët ftojnë lexuesit, bashkatdhetarët dhe të gjithë të interesuarit për historinë bashkëkohore të Kosovës që të marrin pjesë në promovimin e këtij libri.

Detajet e promovimit:

Libri: “1998–1999. Vitet e Kosovës” Autori: Blerim Shala Data: E shtunë, 23 maj 2026 Ora: 14:30 Vendi: SOHO | Events Location Adresa: Hardstrasse 260, 8005 Zürich Botues: Shtëpia Botuese “Dora d’Istria”

Më shumë detaje: https://www.dorabooks.com/product-page/blerim-shal…

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.