Si të blini telefonin tuaj ideal
Aktualisht në tregun botëror janë rreth 1300 lloje smartphone-ësh. E pamundur ti njohësh të gjithë. Madje në dy vitet e fundit ka ndryshuar gjithçka: çmimi, performanca, cilësia e materialeve.
Në një treg ku konkurrenca mes emrave të mëdhenj është bërë e pamëshirshme, sfida është diferenca e vogël në çmim. Detajet që ndoshta i anashkalojmë janë të lidhura me megapixel dhe gigahertz, ato janë më të rëndësishmet.
Ekspertët e teknologjisë na tregojnë se çfarë duhet të kemi paraysh në këtë periudhë nëse duam të blejmë një telefon të ri.
Sa duam të shpenzojmë?
Si fillim vendosim një buxhet. Sigurisht që telefoni është objekti më i lidhur me ne, por mos harroni që nuk është një makinë. Jetëgjatësia e një smartphone zgjat dy vjet, e më pas ka një performancë të dobët. Pas këtyre dy viteve telefoni nuk do të mbajë dot peshën e aplikacioneve të reja dhe nuk do të ketë fleksibilitetin e fillimit.
Nëse duam një telefon të brezit të lartë, që kushtojnë më shumë se 700 euro, duhet të mendojmë nëse funksionalitet ekstra të këtyre telefonëve janë vërtetë të nevojshme.
Sistemi operativ
Pretendentët e vërtetë janë dy: iOS dhe Android. Për të parin zgjedhja është vetëm një: Apple. iPhone janë shumë të kushtueshëm, me përjashtim të iPhone SE që gjithësesi prapë është më i shtrenjtë se produktet konkurrente. Më pas është universi i Android, ku zgjedhjet janë të pafundme.
Megjithatë ndryshimi mes Apple dhe Android nuk është tashmë shumë i madh, kjo për faktin se të dyja markat kanë arritur maturitetin e tyre. Por nëse pjesën më të madhe të materialeve tuaja i keni në iCloud, apo nëse keni një MacBook dhe iPad mund të fitoni funksione shtesë me një iPhone. E kundërta, nëse përdorni emailin e Google, axhendën dokumentet, një smartphone do ju bënte punë. Por i duhet kushtuar rëndësi dhe sigurisë, për të cilën Apple qëndron para.
Ekrani
Para së gjithash janë përmasat: sot ka smartphone me ekran më të madh se 6 polsh. Pyetja është nëse na duhet vërtetë një ekran kaq i madh? Nëse e përdorim telefonin më shujmë për mesazhet mund të kursejmë tek ekrani, dhe të investojmë në një telefon me më shumë giga memorie. Nëse me smartphone luajmë apo shohim filma atëherë ekrani i madh mund të na hyjë në punë.
Bateria
Është një nga faktorët kryesor në zgjedhjen e një telefoni. Një bateri e mirë nuk do të na lërë në baltë pasdite. Për fat të mirë situata është përmirësuar krahasuar me disa vite më parë, por duhet të shohim mirë specifikat. Shmangni smartphone me një bateri me kapacaitet më të pakët se 3000 mAh.
Memoria
Edhe memoria është mjaft e rëndësishme në zgjedhjen e një telefoni. Ju leverdis të shmangni telefonët me 16 gigabyte apo më pak. Gjenerata e fundit e pajisjeve të Apple për shembull, nuk e kanë më këtë masë. Sot 32 giga është minimumi i nevojshëm, gjithmonë me një përdorim mesatar. Masa ideale është 64 gigabyte.
Tek telefonat android kemi zgjedhje me shume marre parasysh specifikat e cekura nga ju.