☀️
Tiranë 8°C · Kthjellët 07 April 2026
S&P 500 6,612 ▲0.44%
DOW 46,670 ▲0.36%
NASDAQ 21,996 ▲0.54%
NAFTA 115.10 ▲2.39%
ARI 4,670 ▼0.31%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
₿ CRYPTO
BTC $68,788 ▼ -0.58% ETH $2,109 ▼ -1.27% XRP $1.3176 ▼ -1.66% SOL $79.8700 ▼ -2.65%
S&P 500 6,612 ▲0.44 % DOW 46,670 ▲0.36 % NASDAQ 21,996 ▲0.54 % NAFTA 115.10 ▲2.39 % ARI 4,670 ▼0.31 % S&P 500 6,612 ▲0.44 % DOW 46,670 ▲0.36 % NASDAQ 21,996 ▲0.54 % NAFTA 115.10 ▲2.39 % ARI 4,670 ▼0.31 %
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
07 Apr 2026
Breaking
Opinion

Si ujk i vetmuar para SPAK, si qengj brenda tij 

Nga Mero Baze

Falë socialistëve të kompleksuar, ai e shmangu këtë ngjarje në vitin 1997- 1998, dhe tentoi ta shmangte dhe sot.

Dje në mbasdite bëri iu thirrje zyrtare gjithë seksioneve të partisë së tij të shkonin tek zyrat e SPAK para se ai të hynte.

Por në fakt nuk shkoi askush. Përveç 8 deputetëve dhe zyrtarëve të partisë, dy nipave të tij, dhe katër rojeve, të tjerët preferuan ta shikojnë në TV hyrjen e tij në zyrat e SPAK. Edhe disa prej atyre që ishin aty, si përshembull Tritani apo Enno, kishin dalë se nuk u besonin që do t’ia arrinin kësaj dite e ta shikonin fundin e tij tragji-komik.

Dhe meqë miti i tij si i “fortë” u shkërmoq ende pa hyrë në zyrat e SPAK, ai vendosi të bëjë të fortin me fjalë, duke u vetëshpallur nga i akuzuar në prokuror, dhe duke u treguar gazetarëve se çfarë do t’i pyeste prokurorët, kur të hynte brenda.

Edhe pse dukej qesharake, ajo ishte e vetmja mënyrë që ai të justifikonte dorëzimin në zyrat e SPAK, dhe të shmangte vëmendjen nga braktisja e thellë e partisë së tij për të.

Kur doli nga SPAK, u përpoq të tregonte se ua kishte bërë ato akuza prokurorëve, me qëllim që të mos ngjante si i akuzuar, por si prokuror që po denonconte Edi Ramën.

Në të vërtetë, burime nga SPAK i thanë gazetës TemA, se ai ka qëndruar si “qengj” para prokurorëve dhe është përpjekur të japë shpjegime sipërfaqësore për pyetjet e bëra, duke ua lënë në dorë avokatëve.

Por shfaqja jashtë dyerve të SPAK, i duhet për diçka tjetër. Nuk i duhet aq shumë për çështjen e klubit Partizani, pasi ajo e ka marrë rrugën.

Në horizont atij po i vjen çështja reale e jetës së tij, që është hetimi për 21 Janarin, ku ai është protagonist i vërtetë i vrasjes së katër qytetarëve dhe më pas fshirjes së provave, shmangies së drejtësisë dhe kundërvënies ndaj institucioneve të shtetit, për hallin e tij.

Dhe shfaqja e tij si ujk i vetmuar para SPAK dhe si qengj brenda tij, ka të bëjë me të ardhmen e tij afatgjatë që e pret përpara, në ato dyer.

Pas klubit Partizani, e ka radhën 21 Janari.

Nëse sot kur doli, nga hutimi pyeti avokatin për pyetjet që i kishin bërë, nuk ja vëmë re, se e kishte për herë të parë.

Por kam frikë se do t’i bëhet zakon dhe kur të shkojë herën tjetër do pyesë prapë avokatin, “a quhet me dy herë…?”

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.