Si yjet e Bollywood-it po pushtojnë Hollywood-in
I pari i grupit është aktori Irrfan Khan, 49 vjeç, i cili ka xhiruar më shumë se 100 filma gjatë karrierës së tij, një numër mjaft i madh në Bollywood. Ai dhe Priyanka Chopra tani ua kanë hapur derën aktorëve të rinj indianë si Deepika Padukone, 30 vjeçe, që të mund të lënë shenjën e tyre
Ylli i Bollywood-it, Priyanka Chopra, ka mjaft eksperiencë në të ecurit mbi tapetet e kuq, por kjo fundjavë ishte e veçantë. Ndryshe nga galatë e zakonshme, ajo pozoi për qindra blice fotografike dhe kamera jashtë teatrit “Dolby” më Hollywood, përpara se të prezantonte një statujë të artë “Oscar”, pasi mori çmimin “Best Film Editing” për filmin “Mad Max: Fury Road”.
Për shumë persona, prania e saj në këtë konkurs kaq prestigjioz, është shenjë e ardhjes së aktorëve indianë në një prej vendeve ku prodhohen dhe xhirohen filma të jashtëzakonshëm. Por prej një kohe të gjatë aktorët indianë ndodhen këtu.
Një prej debateve më të mëdha në garën e sivjetshme ishte mungesa e diversitetit sa i përket nominimeve të aktorëve të etnive të tjera në “Academy Awards”. Drejtori Spike Lee dhe aktorja Jada Pinkett-Smith e bojkotuan ceremoninë për këtë arsye dhe nisën fushatën mediatike #OscarsSoWhite.
Edhe pse aktorët indianë kanë ende shumë trofe për të fituar, prapë prania e tyre në Hollywood, nuk ka pse të anashkalohet.
Për një aktore si Chopra, fitimi i një Oscar-i është një nder i madh. Për më tepër që ajo është indiania e parë që mori “Çmimin e popullit” për paraqitjen e saj në show-n “Quantico”, për të cilin u pagua 4 milionë dollarë. Karriera e saj në SHBA sapo ka nisur. Ajo gjithashtu do të marrë pjesë në filmin aq të shumëpritur Baywatch, bashkë me aktorin e njohur, Dwayne ‘The Rock’ Johnson.
Në dekadat e fundit, ndërsa subjektet e historive janë bërë më të ndryshme, kjo u ka dhënë mundësinë shumë aktorëve që të tregojnë veten dhe të fitojnë famë, pavarësisht etnisë apo ngjyrës që i përkasin.
Por ky interesim i madh i studiove dhe kompanive prodhuese për aktorët e famshëm indianë, duket s’e është llogaritur mirë me laps e letër.
“Gjithnjë çështja është vërtitur rreth parasë”, tha Suhel Seth, partner menaxhues në firmën konsulente “Counselage India”, i cili gjithashtu merr pjesë në role të vogla në filmat e njohur të prodhuar nga Bollywood-i. “Ndërsa diaspora indiane anembanë botës fiton gjithnjë e më shumë status, ka një shtysë për producentët e Hollywood-it dhe studiot e huaja që të plotësojnë nevojat e tregut”. Për kompanitë prodhuese të Hollywood-it, angazhimi i aktorëve indianë është një mundësi e mirë për të hyrë në tregje të reja të vendeve në zhvillim.
Themeluesi i kompanisë së talenteve “CAA KWAN”, Anirban Das Blah, thotë se India përfaqëson një treg të gjerë të anglishtfolësve
Industria kinematografike indiane është në nga më prodhimtaret dhe arrin që të krijojë rreth 1 mijë filma në një vit. Bashkë me industrinë mediatike, llogaritet që deri në vitin 2019, të vlerësohet 28.7 miliardë dollarë. Ka një oreks të madh për një vend me popullsi prej me shumë se 1 miliard banorësh për filma dhe specialistët thonë se në vazhdim, numri i kinemave në vend do të rritet dhe më.
“Në më pak se një dekadë, tregu mund të rritet nga 20 deri në 50 herë”, tha Das Blah
Tani një numër i madh i indianëve kërkojnë që subjektet e filmave të jenë të përqendruar më pak te zakonet vendase dhe më shumë me tema globale. Në këtë mënyrë, filmat u përshtaten shijeve jo vetëm të indianëve, por edhe të shikuesve nga shtetet e tjera, përfshirë edhe ata amerikanë.
Tani, yjet indianë po hyjnë me forcë në një ambient, i cili së fundmi është kritikuar se favorizon të bardhët, krahasuar me njerëzit e tjerë me ngjyrë. Por, indianët janë ata që kanë nisur që ta ndryshojnë këtë realitet.
I pari i grupit është aktori, Irrfan Khan, 49 vjeç, i cili ka xhiruar më shumë se 100 filma gjatë karrierës së tij, një numër mjaft i madh në Bollywood. Ai gjithashtu ka kaluar në dekadë, duke punuar në studiot amerikane të filmave dhe prodhimit.
Khan-i u bë mjaft i njohur për publikun në SHBA, pasi luajti rolin e një polici në filmin “Slumdog Millionaire”, i cili pati një sukses të jashtëzakonshëm në “Academy Awards” në vitin 2009, duke fituar 8 statuja. Filmi i tij më i fundit i prodhimit të Hollywood-it, ishte ai i “Jurasic World”, që vetëm në javët e para arriti 51 milionë dollarë fitime.
Khan dhe Chopra tani ia kanë hapur derën aktorëve të rinj indianë si Deepika Padukone, 30 vjeçe që të mund të lënë shenjën e tyre.
Padukone do të luajë në serinë e radhës së filmit “xXx: The Return of Xander Cage”, bashkë me aktorin e njohur, Vin Diesel. Fytyrat indiane janë bërë mjaft të pranishme në televizionet amerikane gjithashtu. Emra si Nimrat Kaur dhe Suraj Sharma (Homeland), Kunal Nayyar (The Big Bang Theory) dhe Anil Kapoor kanë dalë në produksione të cilat kanë arritur mjaft sukses, kjo edhe falë platformave dixhitale si Netflix dhe Hulu.
Për shumë vite, Hollywood-i dukej se merrte aktorët indianë për të portretizuar disa stereotipa njerëzish. Deri në vitet 1990, personazhe me tipologji ofenduese ishin të zakonshëm. “Hollywood-i është si çdo biznes tjetër që duhet të vazhdojë të rritet, ose të dështojë. Televizioni dhe filmat janë industri që po lulëzojnë në SHBA dhe producentët janë në kërkim të tregjeve të reja”, tha Khan. “Përpara Indisë, e gjithë vëmendja ishte në Kinë. Për këtë arsye Hollywood-i po tërhiqte aktorët kinezë, teknikë dhe xhironte në shtetin e madh aziatik”.
Por filma si “Slumdog Millionaire” (2008) ndihmuan që India të konsiderohej si vend me potencial në Hollywood. “Kur filma të prodhuar në Indi si ‘The Namesake’ dhe ‘Slumdog Millionaire’ dolën, ata u bënë mjaft popullorë dhe ndryshuan gjithçka. E gjithë industria e zbavitjes amerikane ktheu sytë nga India si një treg me potencial të madh për t’u eksploruar. Në vazhdim, më shumë histori me tematika indiane u pranuan”, shpjegoi Khan.
Seth mendon se pavarësisht se ka diferenca në pagesat mes aktorëve, prania e yjve indianë do të ndihmojë që këto probleme financiare të rregullohen në të ardhmen. “Ajo që aktorët indianë fitojnë, është njohja e emrit të tyre. Kjo i ndihmon që të bëhen më të famshëm dhe i lejon që të njihen në një treg më të gjerë ndërkombëtar”, analizoi ai.
Aktoret më të paguara indiane, Chopra dhe Padukone, kanë menaxherë të fuqishëm në Hollywood, që i ndihmojnë të kapin role në filma të rëndësishëm dhe me buxhet të madh. Kjo u ka rritur edhe të ardhurat.
Aktori i “Big Bang Theory”, Kunal Ayyar, gjithsesi i kushton vëmendje fitimeve. I lindur në Britani dhe i rritur në Indi, ai u rendit i treti në listën e revistës “Forbes”, për aktorët më të paguar në botë për vitin 2015, me fitime që i kaluan 20 milionë dollarët.