⛅
Tiranë 11°C · Pjesërisht vranët 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲0%
ARI 3,899 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $77,780 ▲ +0.15% ETH $2,259 ▼ -0.02% XRP $1.2452 ▼ -0.63% SOL $93.7800 ▼ -2.13%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲0 % ARI 3,899 ▲0 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲0 % ARI 3,899 ▲0 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
02 Nën 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Siljanovska: Marrëveshja e Prespës konfirmon qartë ekzistencën e popullit maqedonas me historinë dhe gjuhën e vet

Presidentja, Gordana Siljanovska-Davkova thot se Marrëveshja e Prespës, megjithëse sipas saj ishte në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare dhe të brendshme, sot është realitet.

Në një intervistë për “Radion Maqedonase”, Siljanovska theksoi se marrëveshja konfirmon ekzistencën e popullit, gjuhës dhe historisë maqedonase.

“Nuk ka logjikë nëse “pacta sunt servanda”, duhet të jesh shërbëtor… ne jemi të detyruar të ndërtojmë një unitet ngjashmërish me fqinjin tonë dhe secili ka të drejtë për historinë e vet”, tha Presidentja.

Sipas saj, çështjet e gjuhës, historisë dhe kulturës maqedonase janë të mbyllura, ndërsa kërkesat për ndryshime kushtetuese që nuk burojnë nga “acquis” evropiane janë të papërshtatshme. Ajo theksoi se do të “qipriotizohemi” me përfshirjen përfundimtare të disa komuniteteve në Kushtetutë, përfshirë edhe atë bullgare.

“Askush nuk po thotë se çfarë do të ndodhë pas përfshirjes së mundshme të disa komuniteteve në Kushtetutë. Më kujtohet propozimi që erdhi nga Ministria e Drejtësisë. Komiteti për Marrëdhëniet midis Komuniteteve në variantin më të butë do të ketë 42 anëtarë. Ligji për Komitetin thotë se mund të mblidhet nëse ka shumicë prej dy të tretash. Llogaritni sa është kjo. Se vendimet merren me shumicë absolute. Hidhini një sy listës së ligjeve që miratohen me këtë shumicë. Do të bëhemi qipriotë. Dhe kini kujdes kur, nga do të vijë bllokada”, tha Siljanovska Davkova./Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.