Bota

Siri, marrëveshje armëpushimi për tri qytete

Grupet rebele dhe forcat pro-qeveritare kanë rënë dakord për një armëpushim 48-orësh në tri qytete siriane.

Armëpushimi do të vlejë për qytetin Zabadani, që është në afërsi të kufirit libanez e që është nën kontrollin e rebelëve, për qytetin Fuaa dhe Kafraya të cilat janë nën kontrollin e ushtrisë e që gjenden në provincën e Idlibit.

Marrëveshja është arritur ndërmjet rebelëve të Al-Nusras dhe Hezbollahut, të cilët janë aleat i Sirisë së Presidentit Bashar al-Assad.

Marrëveshjet lokale për armëpushim janë praktikuar në Siri, të cilat lejojnë furnizime me ushqime dhe ilaçe në zonat e izoluara.

Aktivistët e Observatorit sirian për të Drejtat e Njeriut kanë thënë se negociatat po vazhdojnë për një tërheqje të mundshme të rebelëve nga Zabadani. Mendohet se grupi Ahrar al-Sham, një aleat i Al-Nusras, po kryesojnë grupin negociator për rebelët.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button