🌤️
Tiranë 11°C · Kryesisht kthjellët 03 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $66,900 ▼ -0.13% ETH $2,053 ▼ -0.42% XRP $1.3178 ▲ +0.91% SOL $80.2700 ▲ +1.62%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
03 Apr 2026
Breaking
Bota

Siri, nis tërheqja e trupave ruse. Krisje mes Putinin e Assad?

Forcat ruse kanë nisur të largohen nga Siria, një ditë pas njoftimit surprizë të Vladimir Putinit për fundin e operacioneve të Moskës në vendin e munduar nga lufta civile.

Ministri i Mbrojtjes, Sergei Shoigu dha urdhrin e tërheqjes dhe avionët po bëhen gati për fluturimin e gjatë drejt shtëpisë. Lëvizja ruse u përshëndet me maturi nga zyrtarët perëndimorë, që mendojnë se, një hap i tillë mund ta shtyjë qeverinë siriane drejt një angazhimi më të plotë në bisedimet e paqes.

Deklarata e Putinit të hënën ngriti jo pak pikëpyetje, e spekulimet për një krisje të marrëdhënieve mes dy aleatëve të mëdhenj nuk vonuan. Por zyra e Presidentit Bashar al-Assad nxitoi t’i hidhte poshtë të tilla pretendime me argumentin se, me këtë tërheqje kishin rënë dakord të dyja palët.

Lëvizja e Moskës është pritur mirë, ndërkohë, nga opozita siriane.

“Çdo vendim që Rusia do të marrë, do të prekë padyshim palën tjetër, do të prekë regjimin. Shpresojmë ta shohim në terren që rusët nuk do të jenë më në Siri. Ne do të donim që populli rus të ishte mik në vendin tonë, por jo partner në vrasjen e sirianëve. Do të jetë shumë e rëndësishme, nëse Putini zgjedh të qëndrojë në krah të njerëzve të thjeshtë dhe jo në krahun e diktatorit”, tha Salim al-Muslat, zëdhënës i HNC.

Urdhrin drejtuar ushtrisë për tërheqjen e pjesës kryesore të forcave nga Siria, shefi i Kremlinit e justifikoi me faktin që ndërhyrja ruse – sipas tij, – i ka arritur në masë të madhe objektivat e saj. Në takimin me ministrin e Mbrojtjes e atë të Jashtëm, Putin kërkoi gjithashtu një intensifikim të përpjekjeve diplomatike ruse për të ndërmjetësuar marrëveshjen e paqes.

Udhëheqësi rus sinjalizoi megjithatë se, Moska do ta mbajë një prani ushtarake në atë vend.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.