🌤️
Tiranë 18°C · Kryesisht kthjellët 04 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $66,971 ▲ +0.18% ETH $2,050 ▼ -0.49% XRP $1.3139 ▲ +0.09% SOL $79.9700 ▲ +0.11%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
04 Apr 2026
Breaking
Bota

Siri, zbulohet varr masiv në Palmira pas çlirimit nga militantët e ISIS

Trupat siriane gjetën një varr masiv me rreth 40 trupa në qytetin e Palmirës, pas çlirimit të tij nga Shteti Islamik. Në varrin, që ndodhet në verilindje të qytetit, gjendeshin trupat e burrave, grave dhe fëmijëve të ekzekutuar prej xhihadistëve.

Disa prej tyre ishin ekzekutuar me prerje koke, ndërsa të tjerë ishin vrarë me armë zjarri. Trupat e gjetur në Palmira u dërguan në një spital ushtarak dhe raportohet se, një pjesë prej tyre janë identifikuar. “AFP” bën me dije se, mes tyre ka ushtarë, anëtarë të milicive proqeveritare dhe të afërm të tyre. Ndërsa 24 prej viktimave ishin civilë.

Të dielën e shkuar, ushtria siriane e mbështetur nga forcat ruse rimori kontrollin e qytetit të Palmirës dhe zonën e tij antike nga duart e Shtetit Islamik. Militantët e këtij të fundit ekzekutuan të paktën 280 njerëz gjatë qëndrimit të tyre në qytet dhe shkatërruan monumentet antike të tij.

Humbja e Palmirës është një prej distafave më të mëdha të ISIS, që kur ai shpalli kalifatin në Siri dhe Irak në vitin 2014. Ushtria siriane tha se, tashmë do të përdorë Palmirën, e cila ka një aeroport ushtarak, për të nisur operacione të tjera kundër Shtetit Islamik.

Burime të ushtrisë thonë se, që tani kani nisur sulmet ndaj qytezave që kontrollohen nga ISIS në afëri të Palmirës, ndërsa është e qartë se, fushata ajrore ruse që vazhdon prej 6 muajsh është arsyeja kryesore që ktheu fatin e luftës civile pesëvjeçare në favor të Presidentit sirian, Bashar al-Assad.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.