Kosova

Situata në kufirin Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak: Zvogëloni tensionet! Të lejohet liria e lëvizjes

Lajçak thekson që tensioni të zvogëlohet dhe të rivendoset një atmosferë paqësore e të lejohet liria e lëvizjes.

“I informova shtetet e BE -së mbi situatën në veri të Kosovës. Jam i shqetësuar dhe bëj thirrje për një shkallëzim të menjëhershëm. Është e rëndësishme të zvogëloni tensionet, të rivendosni një atmosferë paqësore dhe të lejoni lirinë e lëvizjes. Ne jemi të gatshëm për të lehtësuar bisedimet për të gjitha çështjet e hapura në dialog”, tha Lajçak.

Prej dy ditësh tashmë qytetarët serbë kanë bllokuar rrugët që çojnë në pikat kufitare në Bërnjak dhe Jarinje, pasi qeveria e Kosovës dha urdhër vetëm për qarkullimin e targave “RKS”.

Kjo ka sjellë mosdakordësi të qytetarëve serbë të cilët kanë zgjedhur të bllokojnë rrugët që të cojnë në kufirin Kosovë-Serbi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button