☁️
Tiranë 9°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,529 ▲2.91%
DOW 46,342 ▲2.49%
NASDAQ 21,591 ▲3.83%
NAFTA 102.66 ▲1.26%
ARI 4,707 ▲0.6%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $67,640 ▼ -0.48% ETH $2,089 ▲ +0.71% XRP $1.3346 ▼ -0.15% SOL $82.6500 ▼ -1.41%
S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 102.66 ▲1.26 % ARI 4,707 ▲0.6 % S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 102.66 ▲1.26 % ARI 4,707 ▲0.6 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Kosova

S’ka (ende) marrëveshje me VV-në

s-rsquo-ka-ende-marr-euml-veshje-me-vv-n-euml_hdPas takimit të sotëm ndërmjet liderëve të partive të Bllokut, LDK-AAK-NISMA, është bërë e ditur se ende nuk është arritur ndonjë marrëveshje me Lëvizjen Vetëvendosje.

Isa Mustafa, kryetar i LDK-së ka thënë se nëse do të arrihej një marrëveshje me VV-në do të ishte marrëveshje parimesh dhe jo ndonjë marrëveshje e plotësimit të kushteve të njërës ose tjetrës palë.

“Nuk kemi kushte nga Vetëvendosja. Ne kemi diskutuar për parime dhe deri tani i kemi përafruar qëndrimet për të cilat po punohet që të shkohet edhe më tutje”, ka thënë Mustafa.

Lidhur me këtë, edhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ndonëse ka pranuar se ende nuk ka marrëveshje të arritur, shpreson se në seancën e radhës më 12 shtator, Blloku dhe VV do të shkojnë “së bashku” në seancë.

“Informatat që kemi ne, tregojnë se qëndrimet janë shumë të përafruara dhe besojmë shumë që në seancë të shkojmë së bashku”, ka vlerësuar Haradinaj.

Sa i përket mundësisë së “shitjes” së deputetëve të LDK-së, lideri i kësaj partie e ka mohuar një mundësi të tillë.

Sipas tij, nuk ka as ndonjë arsye se pse ata do të mund ta bëjnë një gjë të tillë.

“Nuk kemi asnjë fakt dhe asnjë arsye që ndonjëri nga deputetët e LDK-së të votoj ndryshe. Ne konsiderojmë se kemi përkrahjen më të madhe të deputetëve”, ka thënë Isa Mustafa.

Në këtë drejtim, Mustafa gjithashtu i ka bërë thirrje Flora Brovinës që të veprojë duke respektuar rregullat.

“Nuk ka të drejtë që të uzurpojë dhe ta keqdrejtojë seancën, andaj i bëjmë thirrje që të ndjek procedurat nga të cilat do të duhej të dilnin institucionet legjitime”, ka vlerësuar Mustafa.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.