🌧️
Tiranë 14°C · Shi 30 April 2026
S&P 500 7,136 ▼0.04%
DOW 48,862 ▼0.57%
NASDAQ 24,673 ▲0.04%
NAFTA 106.88 ▲0%
ARI 4,639 ▲1.69%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1695 EUR/GBP 0.8665 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 95.5477 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3827 EUR/TRY 52.7716 EUR/JPY 187.17 EUR/CAD 1.5989 EUR/USD 1.1695 EUR/GBP 0.8665 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 95.5477 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3827 EUR/TRY 52.7716 EUR/JPY 187.17 EUR/CAD 1.5989
₿ CRYPTO
BTC $75,994 ▼ -2.28% ETH $2,258 ▼ -3.61% XRP $1.3710 ▼ -2.27% SOL $82.9600 ▼ -2.89%
S&P 500 7,136 ▼0.04 % DOW 48,862 ▼0.57 % NASDAQ 24,673 ▲0.04 % NAFTA 106.88 ▲0 % ARI 4,639 ▲1.69 % S&P 500 7,136 ▼0.04 % DOW 48,862 ▼0.57 % NASDAQ 24,673 ▲0.04 % NAFTA 106.88 ▲0 % ARI 4,639 ▲1.69 %
EUR/USD 1.1695 EUR/GBP 0.8665 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 95.5477 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3827 EUR/TRY 52.7716 EUR/JPY 187.17 EUR/CAD 1.5989 EUR/USD 1.1695 EUR/GBP 0.8665 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 95.5477 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3827 EUR/TRY 52.7716 EUR/JPY 187.17 EUR/CAD 1.5989
30 Apr 2026
Breaking
Kosova

S’ka President të ri, Kosova shkon sërish në zgjedhje të parakohshme, KQZ propozon 7 qershorin si datë për votimet…

Kosova do të shkojë drejt zgjedhjeve të reja parlamentare pas dështimit të procesit për zgjedhjen e presidentit të ri dhe mungesës së kuorumit në Kuvend. Sipas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, zgjedhjet duhet të mbahen brenda 45 ditësh, pasi asnjë nga raundet e votimit nuk arriti të sigurojë numrin e nevojshëm të deputetëve në sallë. Seanca për zgjedhjen e presidentit u shoqërua me bojkot nga opozita, duke e bërë të pamundur arritjen e konsensusit politik.

Kosova do të shkojë drejt zgjedhjeve të reja parlamentare pas dështimit të procesit për zgjedhjen e presidentit të ri dhe mungesës së kuorumit në Kuvend. Sipas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, zgjedhjet duhet të mbahen brenda 45 ditësh, pasi asnjë nga raundet e votimit nuk arriti të sigurojë numrin e nevojshëm të deputetëve në sallë. Seanca për zgjedhjen e presidentit u shoqërua me bojkot nga opozita, duke e bërë të pamundur arritjen e konsensusit politik.

Kryeministri Albin Kurti akuzoi opozitën për bllokim institucional, ndërsa partitë opozitare e cilësuan procesin si të njëanshëm dhe anti-kushtetues, duke paralajmëruar reagime dhe kërkuar respektim të rregullave kushtetuese. Pas dështimit të procesit, institucionet konfirmuan se vendi hyn në një fazë të re politike me zgjedhje të parakohshme. Partitë kryesore politike kanë nisur tashmë përgatitjet dhe thirrjet drejtuar qytetarëve për pjesëmarrje, ndërsa situata politike mbetet e tensionuar dhe e fokusuar drejt garës së re elektorale.

Data 7 qershor

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, tha se organizimi i zgjedhjeve kërkon kohë dhe përgatitje të konsiderueshme, duke e cilësuar procesin si jo të lehtë. Pas një takimi me kryetaren e Kuvendit, Albulena Haxhiu, Radoniqi deklaroi se data më e mundshme për mbajtjen e zgjedhjeve është 7 qershori, ndonëse në shqyrtim mbeten edhe alternativa të tjera. “Sa më vonë. Çështja e buxhetit ende nuk është diskutuar në KQZ, por besoj se do të jetë përafërsisht si në zgjedhjet e kaluara.

Na nevojitet përgatitje, nuk është proces i lehtë… Dy data janë përmendur, 31 maji ose 7 qershori. Për mendimin tonë është 7 qershori, por vendimi i takon presidentes”, u shpreh ai. Radoniqi theksoi se deri më tani nuk është hapur diskutimi për buxhetin e zgjedhjeve brenda KQZ-së, ndërsa theksoi se organizimi i procesit zgjedhor kërkon koordinim të plotë institucional. Vendimi përfundimtar për datën e zgjedhjeve pritet të merret nga ushtruesja e detyrës së presidentes, e cila do të zhvillojë sot më 30 prill, takim konsultativ me partitë politike për datën e zgjedhjeve të reja.

2026 vit i humbur për ekonominë e Kosovës

Bllokada politike në Kosovë po e kthen edhe vitin 2026 në një vit të humbur për ekonominë dhe mirëqenien e qytetarëve. Skenat e 27 prillit, gjatë përpjekjeve për zgjedhjen e presidentit të ri, kanë rritur shqetësimin publik. Qytetarët thonë se partitë, në vend që të zgjidhin krizën, po e thellojnë atë. “Topin na e kanë humbë”, tha një qytetar për “RTV21”. “Këta si me i pagu dikush me punu kundër interesit të shtetit…”, u shpreh një qytetar tjetër . “Kriza krejt botën, çmimet në qiell këta shkaktojnë edhe krizë politike nuk është mirë kjo…”, tha një tjetër qytetar. Sipas RTV21, krizat politike të shkaktuara siç thuhet qëllimshëm nga subjektet politike vlerësohet se janë arsyeja kryesore që qytetarët në Kosovë nuk dëshirojnë të jetojnë në Kosovë. Drejtori i Dhomës së Tregtisë, Kushtrim Ahmeti, thotë se situata është edhe më shqetësuese për shkak të rritjes së kostove, sidomos pas zhvillimeve në Lindjen e Mesme që kanë ndikuar edhe në çmimin e naftës.

Sipas tij, qytetarët nuk kanë marrë masa konkrete mbështetëse, ndërsa pakoja e premtuar prej 200 milionë eurosh ende mbetet e paqartë. Ne po shohim zhvillimet në lindje të mesme na shtrenjtuan naftën në Kosovë. Asnjë masë për qytetarët që ta përballojnë më lehtë këtë krizë nuk u ndërmorr. Kemi një premtim për një pako 200 milionë në kohë të zgjedhjeve që as nuk po dihet se çfarë përmbanë. Dhe në fund qytetarët po ballafaqohen me rritje të varfërisë,…”, tha Ahmeti për RTV21 Edhe njohësi i ekonomisë, Safet Gërxhaliu, thotë se dëmi nga bllokadat politike është i madh.

Ai paralajmëron se Kosova nuk mund të përballojë zgjedhje të shpeshta dhe mungesë stabiliteti institucional. “As agjendat më të rrezikshme anti Kosovë nuk do të mund t’i shkaktonin kaq shumë dëme Kosovës sa po i shkaktojnë politikanët. As vendet Evropiane nuk mund t’i përballojnë 5 palë zgjedhje në dy vjet e lëre më një shtet si Kosova…”, u shpreh Gërxhaliu. Ndërkohë, të dhënat e Agjencisë së Statistikave tregojnë rritje të varësisë së Kosovës nga importi. Vetëm në mars, Kosova importoi mallra mbi 651 milionë euro, ndërsa eksportet arritën në 88.4 milionë euro. Deficiti tregtar kaloi 560 milionë euro, një shifër që ekspertët e shohin si alarm serioz për ekonominë e vendit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.