🌤️
Tiranë 18°C · Kryesisht kthjellët 11 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
₿ CRYPTO
BTC $72,833 ▲ +0.5% ETH $2,247 ▲ +1% XRP $1.3467 ▼ -0.13% SOL $84.6600 ▲ +0.57%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
11 Apr 2026
Breaking
Kronika

Skandali i byzylykëve, nis hetimi për specialistët që i kthyen tek firma

Skandali me byzylykët e mbikqyrjes elektronike të personave që kanë masë ndaluese për veprat penale dhe që kanë një vlerë prej afro 2 milionë euro, ka shtyrë ministrin e Drejtësisë Gazment Bardhi, që të urdhërojë nisjen e një hetimi administrativ.

Nga konstatimi i Bardhit, sasia prej 300 byzylykësh që ministria e Drejtësisë kishte blerë për mbikqyrjen elektronike, në kundërshtim me ligjin i është kthyer sërish bashkimit të operatorëve që ia kishin shitur.

I kontaktuar nga Top Channel, ministri Bardhi ka deklaruar se grupi i specialistëve të shërbimit të provës por edhe të ministrisë së Drejtësisë, që kanë firmosur dokumentin me numër protokolli 834 të datës 11 prill për dorëzimin e 300 byzylykëve, tek bashkimi i operatorëve do të hetohen për veprimet e tyre në kundërshtim me ligjin.

Ministri nuk ka dhënë detaje se kush janë specialistët apo sa është numri i tyre i përfshirë në këtë skandal, për sa kohë hetimi vijon. Nga ana tjetër, pas shkresës së ministrit të Drejtësisë në lidhje me këtë problem, një përfaqësi e bashkimit të operatorëve kanë zhvilluar një takim me ministrin e Drejtësisë, ku mësohet se ministri Bardhi u ka lënë një afat deri ditën e martë për tu kthyer mbrapsht 300 byzylykët e blerë, në të kundërt ndaj tyre do të depozitohet kallëzimi penal në prokurori.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.