☁️
Tiranë 9°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,529 ▲2.91%
DOW 46,342 ▲2.49%
NASDAQ 21,591 ▲3.83%
NAFTA 102.47 ▲1.08%
ARI 4,728 ▲1.06%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $67,921 ▼ -0.06% ETH $2,096 ▲ +1.03% XRP $1.3368 ▼ -0.11% SOL $82.9800 ▼ -1%
S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 102.47 ▲1.08 % ARI 4,728 ▲1.06 % S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 102.47 ▲1.08 % ARI 4,728 ▲1.06 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Bota

Skandali i Volkswagenit, mblidhet bordi drejtues për hetimet në SHBA

Drejtuesit e Volkswagenit mblidhen këtë të mërkurë për të diskutuar se çfarë hapash do të hidhen në vazhdim, pas skandalit që ka përfshirë gjigantin gjerman të prodhimit të automobilave.

Volkswageni përballet me një seri hetimesh në Shtetet e Bashkuara, të cilat mund të rezultojnë me një faturë shumë të lartë financiare për të. Kompania e ka pranuar tashmë manipulimin në testet e emetimit të gazeve, ndërsa dita-ditës shtohen spekulimet mbi të ardhmen e shefit ekzekutiv, Martin Winterkorn.

Ky i fundit, sipas raporteve në mediat gjermane, ka humbur mbështetjen e investitorëve kyç, e në këtë pikë, dorëheqja e tij nga posti duket e pashmangshme. Por problemet tanimë e kapërcejnë edhe vetë kreun e prodhuesit më të madh të makinave në botë.

Hije dyshimi po bien edhe mbi vetë qeverinë gjermane. Ekzekutivi ishte në dijeni të manipulimeve të bëra nga Volkswageni në Shtetet e Bashkuara, shkruan “Die Welt”. Ndërkohë që afera përshkallëzohet, në Gjermani politikanët e të gjitha partive kërkojnë përgjegjësit dhe zbardhjen e plotë të çështjes, e madje këmbëngulet edhe për një seancë të posaçme në Bundestag.

Kjo dëshmon edhe njëherë së çfarë rëndësie ka koncerni ndërkombëtar për vendin dhe për industrinë e automobilave në përgjithësi. Megjithatë, gjithë këtë situatë shqetësuese është dikush, që nga larg e ndjek me buzëqeshje: aksioneri i madh Ferdinand Piech, i cili që në muajin prill ka dashur ta rrëzonte kreun e koncernit, me argumentin se Winterkorn nuk e vinte dot nën kontroll biznesin në SHBA.

Ngjarjet e këtyre ditëve tregojne se, në këmbënguljen e tij, manjati austriak ka pasur vërtet të drejtë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.