☁️
Tiranë 9°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,529 ▲2.91%
DOW 46,342 ▲2.49%
NASDAQ 21,591 ▲3.83%
NAFTA 103.13 ▲1.73%
ARI 4,715 ▲0.78%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,023 ▲ +0.08% ETH $2,102 ▲ +1.35% XRP $1.3424 ▲ +0.52% SOL $83.2700 ▼ -0.66%
S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 103.13 ▲1.73 % ARI 4,715 ▲0.78 % S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 103.13 ▲1.73 % ARI 4,715 ▲0.78 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Bota

Skandali i Volskwagen, dyshime për BMW dhe Seat

Kompania Volkswagen pritet që të zbulojë emrin e shefit të saj të ri ekzekutiv, vend i lënë bosh pas dorëheqjes së Martin Vinterkorn për shkak të skandalit të manipulimit të testeve të ndotjes.

Megjithatë, zor se duhet mbajtur zi për Vinterkorn, pasi kompania Bloomberg raporton se ai do të ketë një pension prej 28,6 milion euro, minimalisht, pasi shifra mund të shkojë edhe deri në 33 milion euro.

Për sa i takon zëvendësuesit të tij, sipas mediave gjermane, emri që përflitet më shumë dhe që konsiderohet si përzgjedhja e kompanisë është ai i numërit një të kompanisë Porsche, Matias Myler. Ky i fundit është mjaft i respektuar në ambientin e industrisë së makinave në Gjermani dhe mbi të gjitha është jashtë skandalit që dëmtoi rëndë kompaninë Volkswagen. Por ky skandal, veçse gjerografikisht, pra, në SHBA, Europë dhe Meksikë, duket se po zgjerohet edhe në kompani të tjera automobilistike. Sipas të përditshmes gjermane “Bild”, edhe kompania tjetër e famshme gjermane BMW mund të jetë përfshirë në skandalin e manipulimit të testeve të ndotjes.

Në veçanti flitet për modelin X3 që thuhet se prodhojnë 11 herë më shumë ndotje se sa normat e Bashkimit Europian për oksidin e azotit. Kompania BMW ka mohuar çdo akuzë, duke thënë se ajo nuk manipulon makinat e saj, por dyshimi tashmë ka hedhur rrënjë.

Në të njëjtin kuadër, edhe kompania Seat pas publikimeve të gazetës “El Pais”, pranoi se disa prej modeleve të saj janë të pajisur me motorët dizel nën hetim. Seat bëri me dije se po heton, por deri tani nuk është në gjendje që të japë informacione për modelet, data apo numrat e makinave të përfshira. Kompania spanjolle tha se hetimi do të kryhet me transperencë dhe ndershmëri për të zbardhur gjithçka që ka ndodhur.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.