☁️
Tiranë 6°C · Vranët 31 March 2026
S&P 500 6,344 ▼0.39%
DOW 45,216 ▲0.11%
NASDAQ 20,795 ▼0.73%
NAFTA 101.68 ▼1.17%
ARI 4,641 ▲1.83%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $68,028 ▲ +2.03% ETH $2,076 ▲ +3.21% XRP $1.3400 ▼ -0.11% SOL $83.9100 ▲ +1.37%
S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 101.68 ▼1.17 % ARI 4,641 ▲1.83 % S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 101.68 ▼1.17 % ARI 4,641 ▲1.83 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Kronika

Skandali/ Tedi Blushi denoncon tenderin e Ministrisë së Mbrojtjes: 600 mijë euro për 8 vajza hostess që ofrojnë shërbime çlodhjeje për 3 orë

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi me anë të një psotimi n Facebook ka deklaruar se “skandali i tenderit 600 mijë euro të ministrit Niko Peleshi është thelluar pasi në të përfshihet pagesa e 8 vajzave hostess që ofrojnë shërbime çlodhjeje për tre orë”.

Sipas Blushit “shpërdorimi i taksave të shqiptarëve, në kulmin e krizës ekonomike, po arrin nivele abuzimi të paimagjinueshme”.

“Ky tender i turpshëm, simbol i babëzisë, vlera e të cilit është e barabartë me pagën e 575 pedagogëve duhet anuluar urgjentisht”, shtoi ai.

Postimi i plotë: 

Thellohet skandali i tenderit 600 mijë euro të Ministrit Peleshi: Do paguajmë 8 vajza hostess që ofrojnë “shërbime çlodhjeje” për tre orë.

Shpërdorimi i taksave të shqiptarëve, në kulmin e krizës ekonomike, po arrin nivele abuzimi të paimagjinueshme.

Të tjera fakte skandaloze zbulohen nga tenderi që denoncuam pak kohë më parë, i Ministrisë së Mbrojtjes, që ka vendosur të shpenzojë 600 mijë euro për “shërbime çlodhjeje”.

Referuar dokumentave të këtij prokurimi të turpshëm mësohet se me këtë fond të majmë, Niko Peleshi do paguajë edhe 8 vajza hostess me uniformë, për një shërbim 3 orësh (dokumenti bashkëlidhur) në ahengun e “tallavasë” që do të organizojë Ministria e Mbrojtjes, në funksion të të cilit do të blihen edhe 700 tapete e mokete.

Ky tender i turpshëm, simbol i babëzisë, vlera e të cilit është e barabartë me pagën e 575 pedagogëve që prej muajsh janë në protestë për një rrogë dinjitoze, duhet anuluar urgjentisht, veçanërisht në kushtet kur shqiptarët po luftojnë sot për bukën e gojës! Është më shumë se një krim i shëmtuar!

 

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.