Bota

Sllovakia nuk pranon refugjatë

Duke marrë shkas nga agresionet seksuale ndaj femrave në Këln e Hamburg të Gjermanisë, kryeministri sllovak Robert Fico ritheksoi qëllimin e tij për të mos lejuar asnjë mysliman të shkelë në atë vend.

Raportet e deritanishme tregojnë se të paktën një pjesë e agresorëve ishin emigrantë. Sllovakia, deklaroi Fico, do ta luftojë me sa të mundet emigracionin nga vendet myslimane sepse kështu do të parandalojë sulme si ato të Parisit apo edhe episode si këto të mbrëmjes së ndërrimit të viteve në Gjermani: “Nuk duam që incidente si këto të Gjermanisë të ndodhin dhe këtu në Sllovaki. Bratisllava nuk ka për ta marrë kurrë një vendim vullnetar që do të çonte drejt krijimit të një komuniteti të unifikuar mysliman në vendin tonë. Multi-kulturalizmi është trillim. Po i le emigrantët të hyjnë, me të tilla probleme do të përballesh”.

Sipas gazetës lokale gjermane “Kölner Stadt-anzeiger” si dhe një verifikimi paraprak të publikuar nga “Welt am Sonntag,” autoritetet e Këlnit i kanë identifikuar disa prej agresorëve të 31 dhjetorit si azilkërkues sirianë. Sllovakia, një vend katolik prej 5,4 milionë banorësh, deri vonë nuk kishte pasur thuajse asnjë eksperiencë me emigrantë të huaj, ndërsa vitin e kaluar mori 169 kërkesa për azil. Plani i Komisionit Europian për sistemin e detyrueshëm të kuotave, që synon shpërndarjen e 120.000 azilkërkuesve në të 28 vendet anëtare të bllokut, i kërkon Sllovakisë të pranojë 802 emigrantë. Por qeveria e Ficos e ka bërë të qartë edhe përmes procedurave gjyqësore kundërshtinë e saj ndaj propozimit të BE-së.

Këndvështrime të ngjashme ndajnë edhe Hungaria e Polonia fqinje. Budapesti zyrtar i ka sfiduar edhe ai në gjykatë kuotat e detyrueshme të bllokut, ndërsa kryeministri Viktor Orban vazhdon të përcjellë bindjen e tij se fluksi i refugjatëve në Europë kërcënon të minojë rrënjët e krishtera të Kontinetit të Vjetër.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button