Smogu në Kinë, bombola me ajër të freskët
A mund të jetë vallë ajri i importuar zgjidhja e problemit të smogut në Kinë? Kompania kanadeze Vitality Air, që shet bombola të vogla praktike të mbushura me ajër të freskët, thotë se ka një rritje të jashtëzakonshme të kërkesës nga klientët kinezë.
Ngarkesa e parë prej 500 bombolash me ajër të pastër nga malet shkëmbore në SHBA, ishte shitur brenda dy javësh. Kemi një shtim të ndjeshëm të porosive, deklaroi Harrison Vvang, përgjegjës për operacionet në Kinë. Në varësi të madhësisë së saj, një bombol ajër shitet për 14 ose 20 dollarë.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.