Kronika

Sokol Feka, majori ushtrisë shqiptare i vrarë duke transportuar drogë me helikopter nga Maroku në Spanjë

Një major i Forcave të Armatosura të Shqipërisë është vrarë në Spanjë, në një aksion antidrogë. Ai po drejtonte një helikopter me lënë ndarkotike i nisur nga Maroku drejt Spanjës. Lajmi u dha në parlament nga kryeministri Rama, i cili tha se për këtë ngjarje ishte vënë zyrtarisht në dijeni Ministria e Jashtme. Ai tha se helikopteri është qëlluar nga Garda Civile e Spanjës.helikopteri

Ministria e Mbrojtjes, në një deklaratë të mëpasme, bëri të ditur se bëhet fjalë për majorin Sokol Feka (në foto). Ai rezulton prej 18 vjetësh pjesëtar i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë. Prej 15 vjetësh ishte pilot helikopteri dhe aktualisht ishte instruktor në bazën ajrore të Farkës. Ministria e Mbrojtjes tha se ai ka marrë gradën e majorit në vitin 2009. Ajo sqaroi se majori Sokol Feka kishte marrë leje deri nga 12 janari deri më 31 janar, por nuk kishte aplikuar për leje për të dalë jashtë vendit. Mediat spanjolle shkruajnë se helikopteri që po transportonte 1 ton hashash është rrëzuar pasi ka prekur një shtyllë të tensionit të lartë, në përpjekje për t’i ikur ndjekjes së Gardës Civile, në Malaga. Bashkë me pilotin shqiptar i vdekur ka mbetur edhe një person tjetër.

Deklarata e Ministrisë së Mbrojtjes.

Ministria e Mbrojtjes është informuar në rrugë zyrtare nga Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Shqiperisë se një ngjarje e pakëndshme ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Spanjë.

Guardia civil Spanjolle njoftoi se është rrëzuar një mjet fluturues akoma i paidentifikuar, i dyshuar se po merrej me aktivitet të paligjshëm. Nga verifikimet paraprake, helikopteri udhëtonte nga Maroku në Spanjë.

Si pasojë e rrëzimit të avionit piloti ka rezultuar i vdekur. Bazuar në dokumentet e gjetur mendohet se ky person të jetë shtetasi shqiptar Sokol Feka major, me detyrë instruktor në bazën ajrore të Farkës.

Ministra Mbrojtjes është duke bërë verifikimet nëse dokumentet e gjetura përkojnë me shtetasin në fjalë.

Major Feka është pjesë e Forcave të Armatosura prej 18 vitesh dhe mban gradën major që nga viti 2009.

Me informacionin që Ministria e Mbrojtjes disponon, shtetasi Feka ka marrë lejen e zoknshme për periudhën 12- 31 janar 2015, por nuk ka aplikuar për leje për të dalë jashtë vendit, duke shkelur rregullat e parashikuara në ligjin për Statusin e ushtarakut në Republikën e Shqiperisë. Përmes një shkresë zyrtare, Ministria e Mbrojtjes i ka kërkuar verifikimin urgjent të lëvizjeve të shtetasit Feka, Ministrisë  së Brendshme dhe Drejtorishë së Përgjithshme të Policisë Shtetit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button