☀️
Tiranë 35°C · Kthjellët 22 August 2026
S&P 500 7,674 ▲0.43%
DOW 53,277 ▲0.98%
NASDAQ 26,180 ▲0.43%
NAFTA 87.06 ▲0.26%
ARI 4,681 ▲2.39%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8560 EUR/CHF 0.9356 EUR/ALL 92.5984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3287 EUR/TRY 56.1317 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6085 EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8560 EUR/CHF 0.9356 EUR/ALL 92.5984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3287 EUR/TRY 56.1317 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6085
₿ CRYPTO
BTC $76,976 ▼ -0.93% ETH $2,408 ▲ +0.57% XRP $1.4861 ▲ +8.15% SOL $92.8400 ▲ +2.07%
S&P 500 7,674 ▲0.43 % DOW 53,277 ▲0.98 % NASDAQ 26,180 ▲0.43 % NAFTA 87.06 ▲0.26 % ARI 4,681 ▲2.39 % S&P 500 7,674 ▲0.43 % DOW 53,277 ▲0.98 % NASDAQ 26,180 ▲0.43 % NAFTA 87.06 ▲0.26 % ARI 4,681 ▲2.39 %
EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8560 EUR/CHF 0.9356 EUR/ALL 92.5984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3287 EUR/TRY 56.1317 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6085 EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8560 EUR/CHF 0.9356 EUR/ALL 92.5984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3287 EUR/TRY 56.1317 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6085
22 Aug 2026
Breaking
Politika

“Sot mbrojtësit e Berishës janë SPAK dhe gjykatat”, deklarata e fortë e Zef Brozit: Ja krimet dhe vrasjet e kreut të PD

Zef Brozi, ish-kreu i Gjykatës së Kasacionit në Shqipëri, shprehet i çuditur se si Sali Berisha, autor i manipulimit të paprecedentë të zgjedhjeve parlamentare të 26 majit të vitit 1996, dhe urdhërues i dhunës barbare ndaj opozitës vetëm 2 ditë më pas, nderohet ende sot si politikan dhe drejton opozitën.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Brozi rendit disa prej ngjarjeve më të rënda që ka përjtuar Shqipëria në 36 vitet e fundit, të cilat jo rastësisht kanë emërues të përbashkët Sali Berishën.

Postimi i plotë i Zef Brozit:

E pabesueshme por e Vërtetë: Në Shqipëri akoma shpërblehet e nderohet ai që organizoi e urdhëroi masakrimin, manipulimin dhe fallsifikimin e zgjedhjeve me 26 Maj 1996 dhe përgjakjen barbare të protestuesve me 28 Maj 1996; Ai që përgjaku, dogji e shkatërroi vendin më 1997; Ai që urdhëroi vrasjet e protestuesve dhe terrorin shtetëror të 21 Janarit 2011; Ai që sulmoi edhe zyrat e Partisë demokratike pak vite më parë.

Sot mbrojtësit më të mëdhenj të Saliut duket se janë SPAK, Gjykatat dhe disa në mazhorancën politike.

Zgjedhjet parlamentare të 26 majit 1996 janë një nga njollat e zeza në historinë postkomuniste të Shqipërisë. Opozita e asaj kohe denoncoi manipulime masive, presion dhe dhunë ndaj komisionerëve dhe përfaqësuesve të saj me urdhër të Presidentit të kohës Sali Berisha. Katër orë para përfundimit të votimit, PS dhe partitë e tjera opozitare u tërhoqën nga gara dhe deklaruan se nuk do ta njihnin rezultatin.

Dy ditë më pas, më 28 maj, opozita organizoi protestë në Tiranë kundër asaj që e cilësoi “masakër zgjedhore”, por demonstruesit u përballën me ndërhyrje të ashpër të policisë dhe SHIK-ut të kohës. Në ballë të protestës ishin 30 drejtuesit e opozitës, e cila kryetarin e kishte në burg dhe që drejtohej nga Servet Pëllumbi. Gaqo Apostoli, Neritan Ceka, Paskal Milo, Ndre Legisi, Namik Dokle, Pandeli Majko, Blendi Gonxhe dhe Kastriot Islami u dhunuan barbarisht nga policia dhe SHIK-u.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.