☁️
Tiranë 30°C · Vranët 28 May 2026
S&P 500 7,557 ▲0.48%
DOW 50,638 ▼0.01%
NASDAQ 26,844 ▲0.63%
NAFTA 89.76 ▲1.22%
ARI 4,508 ▲0.59%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1631 EUR/GBP 0.8660 EUR/CHF 0.9153 EUR/ALL 95.4156 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4121 EUR/TRY 53.3666 EUR/JPY 185.47 EUR/CAD 1.6088 EUR/USD 1.1631 EUR/GBP 0.8660 EUR/CHF 0.9153 EUR/ALL 95.4156 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4121 EUR/TRY 53.3666 EUR/JPY 185.47 EUR/CAD 1.6088
₿ CRYPTO
BTC $72,904 ▼ -3.37% ETH $1,990 ▼ -4.15% XRP $1.3055 ▼ -2.6% SOL $81.0600 ▼ -4.33%
S&P 500 7,557 ▲0.48 % DOW 50,638 ▼0.01 % NASDAQ 26,844 ▲0.63 % NAFTA 89.76 ▲1.22 % ARI 4,508 ▲0.59 % S&P 500 7,557 ▲0.48 % DOW 50,638 ▼0.01 % NASDAQ 26,844 ▲0.63 % NAFTA 89.76 ▲1.22 % ARI 4,508 ▲0.59 %
EUR/USD 1.1631 EUR/GBP 0.8660 EUR/CHF 0.9153 EUR/ALL 95.4156 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4121 EUR/TRY 53.3666 EUR/JPY 185.47 EUR/CAD 1.6088 EUR/USD 1.1631 EUR/GBP 0.8660 EUR/CHF 0.9153 EUR/ALL 95.4156 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4121 EUR/TRY 53.3666 EUR/JPY 185.47 EUR/CAD 1.6088
28 May 2026
Breaking
Politika

Tabaku: 550 mln euro shtesë në buxhet, por qytetarët nuk shohin asnjë përfitim

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar për suficitin e pashpenzuar në buxhetin e shtetit, duke akuzuar qeverinë se po mbledh më shumë para nga qytetarët përmes rritjes së çmimeve dhe taksave, por pa i kthyer ato në investime reale për ekonominë dhe familjet shqiptare.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Tabaku deklaron se gjatë katër muajve të parë të vitit janë krijuar 550 milionë euro shtesë në buxhet, por që sipas saj mbeten të pashpenzuara dhe nuk po orientohen drejt sektorëve jetikë të ekonomisë.

“Qytetarët po paguajnë më shumë dhe po dalin më shumë para nga xhepat e tyre. Por a shkojnë këto para në ekonomi, në bujqësi, në arsim apo në shëndetësi? Përgjigjja është jo”, shprehet Tabaku.

Deputetja demokrate e lidh këtë situatë me mënyrën se si shpërndahen fondet publike dhe me përqendrimin e tenderave tek një grup i vogël kompanish.

Sipas saj, “20 kompani marrin 58% të tenderave”, ndërsa konkurrenca në ekonomi, koncesione dhe prokurime publike është zëvendësuar nga një sistem që favorizon pakicën.

Tabaku argumenton se modeli aktual ekonomik nuk prodhon zhvillim dhe nuk i rikthen paratë në ekonomi, por vetëm rrit fitimet e një grupi biznesesh të lidhura me pushtetin.

“Ky sistem i kapur është arsyeja pse ekonomia nuk zhvillohet, pse emigracioni vazhdon dhe pse sektorë të tërë mbeten pa gjallëri”, deklaron ajo.

Në fund të reagimit, Tabaku thekson se ndryshimi i ekonomisë shqiptare kërkon ndryshim të filozofisë së qeverisjes, duke akuzuar mazhorancën se “e ka trajtuar buxhetin si plaçkë”.

Reagimi i plotë i Jorida Tabakut:

“Shqipëria nuk ka problem mungesën e parave. Problemi është mënyra se si menaxhohen dhe administrohen këto para.

Gjatë katër muajve të parë të vitit janë 550 milionë euro shtesë në buxhetin e shtetit, por të pashpenzuara. Pjesa më e madhe e tyre kanë ardhur nga rritja e çmimeve, nga taksa e ndërtimit dhe njëkohësisht nga taksa e punës.

Sepse po, me të vërtetë qytetarët po paguajnë më shumë dhe po dalin më shumë para nga xhepat e tyre.

Por a shkojnë këto para në ekonomi?A shkojnë në bujqësi?Në arsim?Në shëndetësi?Në industri?

Përgjigjja sigurisht që është jo.

20 kompani kanë 58% të tenderave. Nuk ka garë në ekonomi, nuk ka garë në koncesione, në prokurime publike dhe as në ndarjen e pronës.

Nuk ka garë sot, sepse këto 20 kompani që marrin 58% të tenderave janë në fakt pakica që po merr shumicën e fondeve të qytetarëve.

Ky është sistemi që duhet të ndryshojmë. Sistemi i pakicës që fatkeqësisht ka uzurpuar dhe ka zënë çdo sektor të ekonomisë.

Një sistem që nuk prodhon. Një sistem që nuk i kthen paratë pas në ekonomi. Një sistem që nuk rrit familjen dhe as ekonominë, por rrit vetëm fitimet e këtyre bizneseve dhe kompanive që sot punojnë për llogari të tyre.

Ky sistem i kapur është përgjigjja edhe për ekonominë, edhe për frenimin e emigracionit, edhe për t’i dhënë gjallëri sektorëve që sot nuk po zhvillohen.

Por për të ndryshuar këtë sistem duhet të ndryshojë qeverisja. Duhet të ndryshojë filozofia që fatkeqësisht e ka trajtuar buxhetin si plaçkë”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.