🌡️
Tiranë 07 April 2026
S&P 500 6,612 ▲0.44%
DOW 46,670 ▲0.36%
NASDAQ 21,996 ▲0.54%
NAFTA 114.91 ▲2.22%
ARI 4,666 ▼0.41%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
₿ CRYPTO
BTC $68,654 ▼ -0.56% ETH $2,103 ▼ -1.44% XRP $1.3123 ▼ -2.28% SOL $79.8100 ▼ -2.15%
S&P 500 6,612 ▲0.44 % DOW 46,670 ▲0.36 % NASDAQ 21,996 ▲0.54 % NAFTA 114.91 ▲2.22 % ARI 4,666 ▼0.41 % S&P 500 6,612 ▲0.44 % DOW 46,670 ▲0.36 % NASDAQ 21,996 ▲0.54 % NAFTA 114.91 ▲2.22 % ARI 4,666 ▼0.41 %
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
07 Apr 2026
Breaking
Politika

Soylu në Shqipëri: Qasja e kryeministrit Rama dhe e ministrit LLeshaj ndaj (FETO) na bëri të lumtur

Ministri i Punëve të Brendshme i Turqisë, Süleyman Soylu, shprehu bindjen se procesi në luftën kundër organizatës terroriste FETO, qoftë në Shqipëri e qoftë në vendet tjera, do të rezultojë me sukses në favor të Turqisë.

Soylu qëndroi në Shqipëri për një vizitë, ku u takua me kryeministrin Edi Rama dhe homologun e tij, Sandër Lleshaj. Ministri turk vlerësoi për Anadolu Agency (AA) vizitën e tij në Shqipëri.

Soylu tha se gjatë takimeve kanë pasur mundësinë e vlerësimit reciprok të shumë çështjeve duke përfshirë edhe bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Turqisë në fushën e sigurisë.

“Miqësia të cilën Edi Rama ka krijuar me presidentin tonë Recep Tayyip Erdoğan, si dhe bashkëpunimi të cilin e zhvillojnë shkakton arritjen e një momentumi shumë të rëndësishëm qoftë në aspektin e shtetit qoftë në nivel të popujve”, u shpreh Soylu.

“U vlerësua edhe çështja e hedhjes së hapave të përbashkëta në luftën kundër të gjitha organizatave terroriste, përfshirë edhe FETO-n”, tha Soylu duke treguar se në mbledhje janë marrë vendime serioze.

Ai rikujtoi se është takuar edhe me homologun e tij shqiptar, Lleshaj, duke treguar se kanë folur shumë çështje përfshirë trajnimin e njësive të sigurisë dhe si do të planifikohen hapat e ardhshme.

Në takimet në Shqipëri, si çështje kryesore është diskutuar për organizatën terroriste FETO.

“Qasja e zotëri kryeministrit, por edhe e ministrit të brendshëm, për këtë çështje (FETO) me të vërtetë na bëri të lumtur neve si shtet, edhe mua personalisht. Besoj se procesi në luftën kundër organizatës terroriste, qoftë në Shqipëri e qoftë në vendet tjera, do të rezultojë me sukses në favor të Turqisë. Vendosmëria jonë në këtë luftë qoftë brenda vendit e qoftë jashtë vendit do të vazhdojë ashtu siç ka qenë. U paraqit një qëndrim shumë konstruktiv. Shpresojmë që në ditët në vijim të gjithë së bashku do të shohim rezultatet e këtij qëndrimi konstruktukv”, theksoi Soylu.

Soylu gjithashtu theksoi se Turqia në Shqipëri hedh hapa të rëndësishme.

“Veçanërisht ato që bëhen nëpërmjet TIKA-s, ndoshta janë ndër trashëgimet më të bukura që mund t’i lihen të ardhmes”, tha ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.