SPAK-u i drejtësisë përballë “SPAKUT” të politikaneve, gazetarëve dhe opinionistëve

SPAK- u i drejtësisë vazhdon punën me qetësi , duke u përpjekur të ruajë sekretin e hetimeve. Edhe pse po merret me ish Presidentë, ish Kryeministra e ministra, kryetari i SPAK-ut, zoti Altin Dumani, ka qenë shumë i rezervuar në deklarimet e tij. Është treguar tejet profesional. Kur të përfundojnë hetimet edhe për dosjet më të nxehta, detyra e tij është t’i mbrojë ato akuza para trupit gjykues. Vetëm gjyqtarët kanë të drejtë t’i hedhin poshtë pretendimet e SPAK-ut ose të pranojnë fajësinë e të akuzuarve. Deri në atë çast të gjithë të akuzuarit ligji i konsideron të pafajshëm. Njerëzit e drejtësisë po e zbatojnë më së miri këtë detyrim ligjor. Nga drejtësia nuk po përgojohet dhe fyhet as dhe një i akuzuar. Krejt ndryshe ndodh me politikanët, gazetarët dhe opinionistët e portaleve.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.