🌤️
Tiranë 8°C · Kryesisht kthjellët 10 Nëntor 2026
S&P 500 7,550 ▲2.35%
DOW 52,390 ▲2.15%
NASDAQ 25,253 ▲2.74%
NAFTA 86.45 ▼0.46%
ARI 4,148 ▲0.81%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1149 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9137 EUR/ALL 90.8435 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5766 EUR/TRY 55.9604 EUR/JPY 176.51 EUR/CAD 1.5735 EUR/USD 1.1149 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9137 EUR/ALL 90.8435 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5766 EUR/TRY 55.9604 EUR/JPY 176.51 EUR/CAD 1.5735
₿ CRYPTO
BTC $75,366 ▲ +1.17% ETH $2,134 ▲ +0.7% XRP $1.1008 ▼ -0.54% SOL $86.7300 ▲ +0.53%
S&P 500 7,550 ▲2.35 % DOW 52,390 ▲2.15 % NASDAQ 25,253 ▲2.74 % NAFTA 86.45 ▼0.46 % ARI 4,148 ▲0.81 % S&P 500 7,550 ▲2.35 % DOW 52,390 ▲2.15 % NASDAQ 25,253 ▲2.74 % NAFTA 86.45 ▼0.46 % ARI 4,148 ▲0.81 %
EUR/USD 1.1149 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9137 EUR/ALL 90.8435 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5766 EUR/TRY 55.9604 EUR/JPY 176.51 EUR/CAD 1.5735 EUR/USD 1.1149 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9137 EUR/ALL 90.8435 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5766 EUR/TRY 55.9604 EUR/JPY 176.51 EUR/CAD 1.5735
10 Nën 2026
Breaking
Kronika

SPAK urdhëron kontrolle dhe sekuestrime në hetimet për Belinda Ballukun

SPAK ka nisur një valë kontrollesh të reja në kuadër të hetimit për dosjen e Belinda Ballukut. Ajo figuron si e pandehur për parregullsi në tenderin e Tunelit të Llogarës dhe po hetohet gjithashtu për shkelje lidhur me shtatë lotet e Unazës së Madhe.

Sipas shqiptarja, me vendim të gjyqtarit të hetimeve paraprake Erion Çela janë miratuar të paktën 15 kontrolle, përfshirë edhe në banesa të familjarëve të ish-zëvendëskryeministres. Mes tyre është kryer kontroll në banesën e Mired Recit, djalit të tezës së Ballukut, si dhe në ambiente të lidhura me persona të tjerë që po verifikohen për pasuri dhe lidhje biznesi.

Hetimi ka fokusuar verifikime mbi shoqëri ku përmenden personat e hetuar: Mired Reci rezulton ortak me 50% të aksioneve në XL Market (aktualisht me status të pezulluar në Qendrën Kombëtare të Biznesit), ndërsa 50% i zotëron Meland Qirko, i cili cilësohet si kunat i ish-zëvendëskryeministres. Të dy rezultojnë edhe bashkëpronarë në shoqërinë Hippo Tregu Elektrik, po ashtu me status të pezulluar. Për nevojat e hetimit, prokurorët kanë dërguar letërporosi jashtë vendit për të siguruar informacion të mëtejshëm, dhe gjatë kontrolleve janë sekuestruar celularë dhe dokumente që potencialisht lidhen me çështjen.

Hetimet vazhdojnë ndërsa organet e akuzuara po punojnë për të dokumentuar lidhjet dhe lëvizjet financiare të subjekteve të përfshira, raporton shqiptarja.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.