Tiranë 19°C · Pjesërisht vranët 11 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
₿ CRYPTO
BTC $72,889 ▲ +1.52% ETH $2,243 ▲ +2.19% XRP $1.3479 ▲ +0.76% SOL $84.4900 ▲ +1.19%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
11 Apr 2026
Breaking
Moda

Spektakli i “Dior”

Firma luksoze franceze e veshjeve “Dior” organizoi një super shfaqje në pallatin Blenheim në Oxfordshire me rastin e hapjes së dyqanit të ri në Londër.

Kjo është hera e tretë që “Dior” zhvillon një sfilatë në vendlindjen e ish-kryeministrit britanik Winston Churchill, që nga vitet 1954 dhe 1958. Modele si Bella Hadid parakaluan me veshje me motive aziatike dhe afrikane.

Lucie Meier dhe Serge Ruffieux, drejtoreshat kreative, thanë se u inspiruan jo vetëm nga moda që ndiqte shoqëria e lartë pas Luftës së Dytë Botërore, por edhe nga dëshira e madhe për të eksploruar me stilin qe ka karakterizuar atë periudhë.

Por çfarë do të kishte menduar audienca e vitit 1950 për këtë sfilatë të “Dior”? “Ndoshta disa do të shokoheshin, disa do ta pëlqenin , disa do të ishin gati për t’i veshur ndërsa të tjerë as do të donin t’i shihnin”, u shpreh Lucie Meier.

Koleksioni i cili mban firmën e “Dior” solli xhaketat klasike dhe elegante të njohura si “Bar jacket”, funde të ngushtë deri tek gjuri dhe pantallona me belë të lartë që shkonin jo më shumë se kyçi i këmbës. Mëngët e bluzave ishin të gjera dhe jo shumë të gjata.

Por nuk munguan as stilet e gërshetuara fund me pantallona. Të gjitha këto risi “Dior” i solli ndërsa ende nuk ka një stilist qendror, pasi prej 6 muajsh Raf Simons dha dorëheqjen nga linja luksoze për të hapur firmën personale të veshjeve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.