☀️
Tiranë 25°C · Kthjellët 17 August 2026
S&P 500 7,754 ▼0.4%
DOW 53,475 ▼0.48%
NASDAQ 26,656 ▼0.27%
NAFTA 84.66 ▲2.74%
ARI 4,466 ▲0.65%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055 EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055
₿ CRYPTO
BTC $64,438 ▲ +2.03% ETH $1,910 ▲ +1.27% XRP $1.0016 ▲ +0.26% SOL $76.0200 ▲ +1.13%
S&P 500 7,754 ▼0.4 % DOW 53,475 ▼0.48 % NASDAQ 26,656 ▼0.27 % NAFTA 84.66 ▲2.74 % ARI 4,466 ▲0.65 % S&P 500 7,754 ▼0.4 % DOW 53,475 ▼0.48 % NASDAQ 26,656 ▼0.27 % NAFTA 84.66 ▲2.74 % ARI 4,466 ▲0.65 %
EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055 EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055
17 Aug 2026
Breaking
Kosova

“Spiuni në zyrë të Presidencës”, Kastrati: Në institucione qendrore duhet të ketë certifikata të sigurisë në nivelin më të lartë

Ish-komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Kadri Kastrati, ka deklaruar se zyrtarët dhe punonjësit që shërbejnë në institucionet më të rëndësishme të shtetit, përfshirë Presidencën dhe Kryeministrinë, duhet të pajisen me certifikata të sigurisë.

Duke komentuar rastet e dyshuara të spiunazhit në Kosovë, Kastrati ka thënë se personat që punojnë në pozita me qasje në informacione të ndjeshme shtetërore duhet të kenë nivelin më të lartë të certifikimit të sigurisë.

“Unë kam qenë vetë drejtues i Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe çdo oficer, çdo punonjës që punon në Presidencë, në Kryeministri, në vendet që janë me rëndësi të veçantë të shtetit, duhet ta kenë certifikatën e sigurisë”, ka thënë Kastrati.

Ai ka pretenduar se personi i dyshuar për spiunazh, i cili kishte punuar në Presidencë dhe Kryeministri, kishte pasur qasje në dokumente sekrete për rreth dy vjet.

“Dy vite ka punuar. Ai ka pasë qasje edhe në dokumente sekrete atje, në Presidencë. Ai ka mundur të hyjë prej zyre në zyrë dhe të ketë qasje. Ai ishte fotografuar edhe me agjentët e BIA-s”, është shprehur Kastrati.

Sipas tij, është e vështirë të dihet se çfarë informacioni mund të ketë nxjerrë një person me qasje të tillë.

“S’mund të di çka do të thotë kjo, që nëpërmjet veprimeve të tij ai ka zbuluar shumëçka, prej dokumenteve, prej qasjes të politikës sonë, prej koncepteve e strategjisë së punës në Presidencë. Çdo gjë ai ka pasur qasje”, ka deklaruar ai në Five të Dukagjinit.

Kastrati ka thënë se, sipas informacioneve që pretendon se i ka marrë nga burime të ndryshme, persona të dyshuar për spiunazh mund të jenë të pranishëm në nivele të ndryshme të institucioneve.

“Fatkeqësisht, sipas mendimit tim, spiun ka në të gjitha nivelet, prej nivelit politik, nivelit më të lartë shtetëror, nivelit operativ të mesëm dhe nivelit taktik”, ka thënë ai.

Ai ka përgëzuar Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë për arrestimet, duke kërkuar që nga personat e dyshuar të mblidhen sa më shumë informacione për kontaktet dhe rrjetet e mundshme të tyre.

“Pasi i kanë kapur ata, duhet t’i zbulojnë se me kë kanë pasur kontakte dhe kush janë ata spiunë që janë duke punuar”, ka deklaruar Kastrati.

Ish-komandanti i FSK-së ka kërkuar gjithashtu më shumë mbështetje për AKI-në, përfshirë financim dhe profesionistë, si dhe ka bërë thirrje për shmangien e ndikimit politik në institucionet e sigurisë.

Ai ka vlerësuar se institucionet e inteligjencës dhe strukturat e sigurisë duhet të kenë hapësirë të mjaftueshme për të vepruar në mënyrë profesionale dhe të pavarur.

“Duhet të kenë financim më shumë, duhet të kenë mbështetje më shumë dhe duhet të kenë njerëz e profesionistë që ata të mos preken nga politika. Duhet t’u jepen duart e lira që të punojnë”, ka thënë Kastrati.

Në fund, ai ka përsëritur qëndrimin e tij për largimin e ndikimit politik nga institucionet e sigurisë.

“Larg duhet të jetë politika nga uniforma”, ka deklaruar Kastrati./Dukagjini/Telegrafi/

– YouTube youtu.be

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.