☀️
Tiranë 27°C · Kthjellët 17 August 2026
S&P 500 7,756 ▼0.38%
DOW 53,441 ▼0.54%
NASDAQ 26,659 ▼0.26%
NAFTA 84.40 ▲2.43%
ARI 4,469 ▲0.71%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055 EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055
₿ CRYPTO
BTC $64,293 ▲ +1.81% ETH $1,909 ▲ +1.19% XRP $1.0010 ▼ -0.06% SOL $75.9200 ▲ +0.8%
S&P 500 7,756 ▼0.38 % DOW 53,441 ▼0.54 % NASDAQ 26,659 ▼0.26 % NAFTA 84.40 ▲2.43 % ARI 4,469 ▲0.71 % S&P 500 7,756 ▼0.38 % DOW 53,441 ▼0.54 % NASDAQ 26,659 ▼0.26 % NAFTA 84.40 ▲2.43 % ARI 4,469 ▲0.71 %
EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055 EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055
17 Aug 2026
Breaking
Kosova

Mustafa: PDK nuk do të heshtë karshi bllokadës së Kurtit

Deputeti i PDK-së Arben Mustafa ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, duke kërkuar nga ai që të paraqitet në Kuvendin e Kosovës dhe t’i hapë rrugë konstituimit të institucioneve.

Mustafa tha se prej disa ditësh po e presin Kurtin para Zyrës së Kryeministrit për t’i përcjellë një mesazh të qartë.

“Ka disa ditë që presim z. Kurti para Zyrës së Kryeministrit për të përcjellë një mesazh të qartë që ai të vijë në Kuvend. Aty ku e ka vendin si deputet i betuar i Kuvendit të Kosovës dhe t’i hapë rrugë konstituimit të Kuvendit dhe t’i heqë dorë nga bllokada që po i bën shtetit dhe institucioneve të vendit”, tha Mustafa.

Sipas tij, Kurti po shmang kontaktet me deputetët dhe duhet të jetë i pranishëm në Kuvend.

“Po i shmanget kontaktit me deputetë. Nuk ka nevojë me shmang kontaktet me ne. Ne dëshirojmë që të përcjellim mesazhin që ai e ka vendin në Kuvend . Jo edhe në Zyrën e Kryeministrit”, u shpreh ai.

Mustafa theksoi se, sipas tij, Kurti nuk mund të ushtrojë njëkohësisht funksionin e deputetit dhe atë të kryeministrit.

“Në Kosovë nuk mund të jesh edhe deputet edhe kryeministër. Kryeministri i ka detyrat e veta, edhe deputetët i kanë detyrat e veta. Kurti është betuar si deputet i Kuvendit të Kosovës dhe Kuvendi i Kosovës ka për detyrë ta mbikëqyrë Qeverinë”, deklaroi Mustafa.

Ai akuzoi Kurtin se po vepron përtej normave juridike dhe se po vazhdon të ushtrojë detyrën e kryeministrit pa mandat të ri.

“Ajo që po bën Kurti në vazhdimësi, po shohim një tendencë për të operuar përtej normave juridike në Kosovë”, tha Mustafa.

Në fund, ai tha se qytetarët po përballen me vështirësi të shumta, ndërsa sipas tij, Kurti po vazhdon ta ushtrojë pushtetin dhe të marrë vendime pavarësisht situatës institucionale.

“Albin Kurti po e ushtron detyrën pa e pasur atë të drejtë. Dhe sigurisht kjo situatë nuk po i pengon atij personalisht. Albin Kurti nuk ka vuajtur në këtë periudhë, e ka shfrytëzuar pushtetin në vazhdimësi dhe ka tentuar të marrë vendime”, përfundoi Mustafa.

Mustafa deklaroi se ditëve në vijim PDK-ja do të drejtohet tek institucionet e drejtësisë për vendimet që qeveria po i merr në këtë kohë.

“Ne kemi një aktvendim të qartë të Gjykatës Kushtetuese, i cili përcakton se brenda afatit prej 30 ditësh duhet të përfundojë konstituimi i Kuvendit pas certifikimit të zgjedhjeve. Nuk mund të kërkojmë sërish interpretim, kur Gjykata është shprehur një herë. Kurti po kërkon kohë”, tha Mustafa./Tv Dukagjini

– YouTube www.youtube.com

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.