☀️
Tiranë 26°C · Kthjellët 17 August 2026
S&P 500 7,755 ▼0.39%
DOW 53,448 ▼0.53%
NASDAQ 26,648 ▼0.3%
NAFTA 84.19 ▲2.17%
ARI 4,477 ▲0.89%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055 EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055
₿ CRYPTO
BTC $64,310 ▲ +1.82% ETH $1,908 ▲ +1.21% XRP $1.0010 ▲ +0.02% SOL $75.9100 ▲ +0.85%
S&P 500 7,755 ▼0.39 % DOW 53,448 ▼0.53 % NASDAQ 26,648 ▼0.3 % NAFTA 84.19 ▲2.17 % ARI 4,477 ▲0.89 % S&P 500 7,755 ▼0.39 % DOW 53,448 ▼0.53 % NASDAQ 26,648 ▼0.3 % NAFTA 84.19 ▲2.17 % ARI 4,477 ▲0.89 %
EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055 EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055
17 Aug 2026
Breaking
Kosova

Haradinaj: Kosova po i shet qymyr Maqedonisë së Veriut, ndërsa blen rrymë me mbi një miliard euro

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka akuzuar Qeverinë në detyrë për, siç e ka quajtur ai, një “krim të ri” që lidhet me shitjen e qymyrit të Kosovës në Maqedoninë e Veriut.

Përmes një reagimi publik, Haradinaj ka deklaruar se kishte paralajmëruar për këtë çështje dy muaj më parë, duke pretenduar se ekziston një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut për furnizimin e këtij shteti me qymyr.

Sipas tij, situata është paradoksale, pasi Kosova po blen energji elektrike me një kosto që, sipas pretendimeve të tij, tejkalon një miliard euro, ndërsa në të njëjtën kohë po shet qymyr në një nga shtetet prej të cilave importon energji.

“Ne blejmë rrymë mbi 1 miliard euro dhe i shesim qymyr njërit nga shtetet prej të cilit blejmë rrymë. Ky është krim dhe këtë e dinë kryeministri në detyrë, sepse ka qenë direkt i involvuar”, ka deklaruar Haradinaj.

Ai i ka bërë thirrje Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) që ta publikojë kontratën për shitjen e qymyrit, duke kërkuar transparencë për vlerën e marrëveshjes.

Njëkohësisht, deputeti i AAK-së ka kërkuar edhe publikimin e vlerës së energjisë elektrike që Kosova e blen nga Maqedonia e Veriut.

“Kjo nuk duhet të kalojë në heshtje”, ka theksuar Haradinaj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.