☁️
Tiranë 6°C · Vranët 16 March 2026
S&P 500 6,632 ▼0.61%
DOW 46,558 ▼0.26%
NASDAQ 22,105 ▼0.93%
NAFTA 99.21 ▲0.51%
ARI 5,017 ▼0.88%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681 EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681
₿ CRYPTO
BTC $74,100 ▲ +3.5% ETH $2,276 ▲ +7.86% XRP $1.4827 ▲ +4.64% SOL $94.0800 ▲ +6.4%
S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 99.21 ▲0.51 % ARI 5,017 ▼0.88 % S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 99.21 ▲0.51 % ARI 5,017 ▼0.88 %
EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681 EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681
16 Mar 2026
Breaking
Opinion

Statutet e partive si letër higjenike

Nga Roland Lami

Debati i fundit në Partinë Demokratike për ndryshime në statut dhe për fatin e të ashtuquajturit “neni Basha” duket si një ritual i njohur i politikës shqiptare. Sa herë që lidershipi përballet me një kufizim të pakëndshëm, hapet menjëherë diskutimi për të “përmirësuar” statutin. Në publik shitet si përpjekje për përmirësimin e demokracisë së brendshme; në praktikë shpesh për të rregulluar marrëdhënien e liderit me rregullat.

Në 34 vite pluralizëm, partitë shqiptare kanë treguar një aftësi të admirueshme për të ndryshuar statutet dhe një aftësi të munguar për t’i respektuar ato. Rregullat shkruhen me solemnitet në kongrese e kuvende, por sapo prodhojnë pasoja reale për drejtuesit, fillon një proces i ri reflektimi, ai si mund të përmirësohet statuti. Në këtë pikë, statuti trajtohet më shumë si draft i përhershëm sesa si kontratë politike.

Sigurisht, çdo ndryshim shoqërohet me një gjuhë të njohur publike, reforma, modernizim, demokraci e brendshme, hapësira më shumë për respektimin e mendinit ndryshe apo fraksione. Këto janë fjalët që u shpjegojnë publikut dhe partnerëve ndërkombëtarë se partitë po përditësojnë rregullat e lojës. Në realitet, shpesh bëhet fjalë për diçka më të thjeshtë, rregullat duhet të përshtaten me realitetin e liderit, jo anasjelltas.

Nga një këndvështrim psikologjik, kjo është edhe një marrëdhënie interesante e politikës shqiptare me rregullin. Statuti pranohet me entuziazëm kur kufizon të tjerët dhe shihet si problem kur fillon të kufizojë drejtuesin. Në atë moment lind nevoja për interpretim, korrigjim ose ndryshim. Është një lloj fleksibiliteti institucional që politika jonë e ka zhvilluar me shumë përkushtim.Prandaj edhe debati aktual në PD nuk është aq për një nen konkret, sa për një zakon të vjetër të partive shqiptare, ai që rregullat janë shumë të rëndësishme derisa bëhen të bezdisshme dhe kërcënuese për fatin e liderit. Kur ndodh kjo, zgjidhja nuk është respektimi i tyre, por përmirësimi i statutit. Ky është ndoshta momenti kur demokracia e brendshme shfaqet në formën e saj më kreative.

Në fakt, ndoshta do të ishte më e ndershme që partitë shqiptare ta thoshin hapur atë që publiku dhe partnerët ndërkombëtarë tashmë e kanë kuptuar statutet tek ne rrallë janë rregulla të detyrueshme, më shumë janë dokumente ceremoniale. Ndryshohen shpesh, shpallen me entuziazëm, por respektohen rrallë. Përndryshe është e vështirë të kuptohet si mund të prodhohen institucione demokratike në qeverisje kur vetë demokracia nuk funksionon brenda partive. Nëse rregullat nuk merren seriozisht aty ku fillon politika – në parti – është e vështirë të presësh që ato të bëhen serioze kur politika kalon në qeveri. Pikërisht kjo mendësi shpjegon pse debatet për statutet në Shqipëri ngjajnë më shumë me një sforcim për PR sesa me një përpjekje reale për të ndërtuar rregulla që vlejnë për të gjithë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.