Kosova

Stefanoviq: Rreth 60 mijë kosovarë kërkuan shtetësinë serbe

Nebojsha Stefanoviq, ministër i Policisë së Serbisë, ka thënë se deri më tani, rreth 60 mijë shqiptarë të Kosovës kanë bërë kërkesë për pasaportë të Serbisë.

stefanoviq-rreth-60-mij-euml-kosovar-euml-k-euml-rkuan-shtet-euml-sin-euml-serbe_hd“Kemi marrë 60 mijë kërkesa nga shqiptarët e Kosovës për pasaporta të shtetit tonë”, Stefanoviq ka thënë pas takimit me ambasadorin suedez Krister Aspom, transmeton Telegrafi.

Ministri i Policisë, këtë e ka interpretuar duke thënë se kështu shqiptarët po e pranojnë që Serbia është shteti i tyre.

“Një numër në rritje i shqiptarëve duan të njohin Serbinë si vendin e tyre. Këtë fakt, kështu unë e interpretoj”, përfundoi Stefanoviq.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button