🌤️
Tiranë 17°C · Kryesisht kthjellët 24 March 2026
S&P 500 6,581 ▲1.15%
DOW 46,208 ▲1.38%
NASDAQ 21,947 ▲1.38%
NAFTA 90.07 ▲2.2%
ARI 4,425 ▲0.4%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
₿ CRYPTO
BTC $71,229 ▲ +4.15% ETH $2,159 ▲ +5.65% XRP $1.4185 ▲ +3.41% SOL $91.8700 ▲ +6.95%
S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 90.07 ▲2.2 % ARI 4,425 ▲0.4 % S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 90.07 ▲2.2 % ARI 4,425 ▲0.4 %
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
24 Mar 2026
Breaking
Politika

Steinmeier: “Drejtësia”, sa më parë. Rrezikoni negociatat

Gjermania është e përfshirë në procesin e reformës në drejtësi përmes asistencës së ekspertëve që ofron Euralius dhe si e tillë kërkon miratimin e kësaj reforme pa humbur më shumë kohë.

Ai që e bëri të qartë këtë ishte kryediplomati gjerman, Frank-Valter Steinmeier, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Tiranë.

“Ajo që ndodhet në tryezë besoj është një projekt që do të kujdeset për më tepër pavarësi në sistemin e drejtësisë, premisa të besueshme antikorurpsion dhe shpresoj që ky projekt të mos mbetet në mes të rrugës, por të kalojë dhe të përmbyllet në një periudhë sa më të afërt”, tha në një konferencë për mediat me homologun Bushati, ministri i Jashtëm gjerman, Steinmeier.

Dhe nëse klasa politike shqiptare dështon në miratimin e kësaj reforme, Steinmeier bëri të qartë se çfarë humbet vendi.

“Kemi një dritare mundësish deri në raportin e vjeshtës të Komisionit, që do të përcaktojë suksesin e reformave dhe nëse përcaktohet që reforma në drejtësi nuk është përmbushur, atëherë procesi nuk mund të marrë shpejtësi”, u shpreh ai.

Ai kërkoi reflektim nga palët politike, që të vendosin interesat e vendit mbi ato politike, ndërsa pati edhe një kritikë për debatin maxhorancë-opozitë.

“Agresiviteti në debat,  që vëmë re hera-herës, nuk mbështet vendimmarrjen në këtë drejtëim dhe duhet të kthehen tek çështjet që bashkojnë të dyja palët”, deklaroi Steinmeier.

Në fund, një këshillë e përbashkët për qeverinë dhe opozitën.

“Për reformat nuk merr gjithmonë falenderime, madje shpesh kanë kosto që mund të reflektohen edhe në zgjedhje, por edhe në opozitë nuk vihet në pushtet duke refuzuar gjithçka. Një qeveri duhet të marrë rrisqet përkatëse për reformat, po ashtu edhe opozita nuk duhet të mendojë për avantazhet afatshkurtra, por për ato afatgjata për të mirën e vendit”, tha ai.

Nga ana e tij, ministri Bushati ka nënvizuar se është shumë e rëndësishme cilësia e reformës. “Reforma duhet të jetë e thellë në mënyrë që të mund të shërbejë si model edhe për vendet e tjera të rajonit”, ka thënë Bushati.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.