Rajoni
Stërvitje ushtarake serbo-ruse kundër terrorizmit


Pamjet dhe fotografitë e parashutimit të forcave ushtarake ruse në territorin serb, pak kilomentra larg Kosovës janë publikuar në të njejtën kohë kur forcat ruse raportohen se kanë hyrë në territorin e Ukrainës.
”Njësiti i parë ushtarak rus që do të marrë pjesë në këtë ushtrim u dislokua në fushën e trajnimit në Nikinci, Serbi”, raporton ndërkohë televizioni shtetëror rus.
Njësia ushtarake parashutiste ruse ka mbërritur sot në Beograd për të marrë pjesë në stërvitjen e parë kundër terrorizmit me ushtrinë serbe.