Asgjë nuk është më verore se kombinimi i xhinseve efekt i përdorur me copat, transparente apo jo, me lule. Si do që t’i përdorni apo kombinoni, duke filluar nga një fustan i gjatë transparent dhe sipër tij një xhaketë xhinsi të shkurtër apo xhinse në ngjyrë blu disi të çelur të kombinuara me një xhaketë floreale, stili juaj do të jetë i ëmbël e pranveror. Copat floreale të ngarkuara në ngjyra e forma, të kombinuara me njëngjyrëshin blu të xhinsit sjellin një efekt sa të guximshëm aq dhe elegant. Për një pranverë ndryshe, çelësi për një stil të sukseshëm e femëror do të jetë kombinimi i këtyre dy elementëve.
Stil: Xhins e lule











Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.