Bota
Stoltenberg: Jemi duke u përballur me kërcënime të paparashikuara
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, ka deklaruar se Lufta e Ftohtë është histori dhe se duhet të mbetet kështu.
Stoltenberg në deklaratën e tij për gazetën gjermane “Bild am Sonntag”, theksoi se Samiti i NATO-s i cili do të mbahet javën e ardhshme në kryeqytetin e Polonisë, Varshavë, mbahet në një periudhë të rëndësishme në aspektin e sigurisë.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s gjithashtu theksoi se janë duke u përballur me kërcënime të paparashikuara dhe testime komplekse, duke përfshirë edhe Rusinë e cila është e gatshme për të përdorur forcën për ndryshimin e kufijve.