🌤️
Tiranë 8°C · Kryesisht kthjellët 04 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $66,852 ▲ +0.31% ETH $2,051 ▼ -0.21% XRP $1.3171 ▼ -0.18% SOL $80.2400 ▲ +1.12%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
04 Apr 2026
Breaking
Kosova

Stoltenberg: Marrëveshja NATO-FSK për veriun e Kosovës ende e vlefshme

“Kjo është diskutuar dhe e mirëpres që autoritet e Kosovës vazhdojnë të mbështetësin marrëveshjen e vitit 2018, që FSK të mos kalojë në pjesën veriore pa marrëveshjen e KFOR-it. Kjo reflekton sensitivitetin e situatës dhe është mënyra më e mirë për të gjetur një balancë. Ne vazhdojmë të mbështesim zgjidhjen e një marrëveshjeje politike në kuadër të dialogut Prishtinë-Beograd” – tha Stoltenberg.

Kurti: Marrëveshje e dëmshme për Kosovën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti këtë marrëveshje të rikonfirmuar në vitin 2018 ndërmjet NATO-s dhe presidentit të atëhershëm Hashim Thaҫi, e sheh të dëmshme për Kosovën dhe si të tillë një muaj më parë ai e ka dërguar në prokurori. Sipas Kurtit kjo përbën shkelje të Kushtetutës. Në një letër-këmbim të vitit 2013, Hashim Thaçi e ka siguruar shefin e atëhershëm të NATO-s, Anders Fog Rasmussen se FSK-ja “do të ndërmerrte mision në veri të Kosovës vetëm me pajtimin paraprak të KFOR-it”. E Sekretari i tanishëm i Përgjithshëm i NATO-s, Stoltenberg, thotë se kjo marrëveshje është akoma e vlefshme.

Kosovo Besuch des NATO-Generalsekretärs Jens Stoltenberg Albin Kurti dhe Jens Stoltenberg“Kjo vlen akoma dhe pasqyron gjithashtu ndjeshmëritë dhe sfidat. Mendoj se është mënyra më e mirë për të vazhduar gjetjen e balancës së duhur dhe shmangien e çdo situate që mund t’i minojë dhe dobësojë përpjekjet për të gjetur një zgjidhje politike dhe të çdo gjëje që mund të minojë dialogun Prishtinë-Beograd”, tha Jens Stoltenberg, duke shtuar se “kur nënshkruani një marrëveshje, ajo vazhdon edhe kur keni persona të rinj në pozita përgjegjëse”, tha Stoltenberg duke komentuar vendimin e kryeministrit Kurti për ta dërguar marrëveshjen në prokurori.

Ndjeshmëri dhe sfida

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, po ashtu tha se NATO-ja do të vazhdojë ta mbështesë Forcen e Sigurise se Kosoves, por brenda mandatit të saj fillestar, pra para vendimit të Kuvendit të Kosovës që me anë të ligjit FSK-ne shndrroi ne ushtri te Kosoves, por pa ju ndërruar emri.

“Kur është marrë vendimi, unë kam thënë se ka qenë i gabuar. NATO do të vazhdojë të punojë me FSK-ne brenda mandatit te saj origjinal. Kjo është ajo që ne e mbështesim”, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s.

Përkushtim për anëtarësim në NATO

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pas takimit me  Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, shkroi se “NATO-ja, ka rol vendimtar në lirinë e Kosovës, por edhe për kontributin e tashëm për një ambient të qetë e të sigurt, nëpërmjet trupave të KFOR-it”. Ajo tha se KFOR-i po vazhdon trajnimin e FSK-së, e cila procesin e tranzicionit në ushtri, sipas presidentes, po e kryen konform standardeve të NATO-s, duke qenë e denjë për t`u bërë pjesë e kësaj organizate.

Kosovo Besuch des NATO-Generalsekretärs Jens Stoltenberg Jens Stoltenberg dhe Vjosa Osmani“Ne po punojmë me përkushtim që të anëtarësohemi në NATO. Kemi nevojë për mbështetjen e kësaj organizate edhe me anëtarët e NATO-s, të cilët nuk e njohin Kosovën”, tha presidentja Osmani.

Dialogu me Serbinë

Edhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, duke folur për kërkesën e vazhdueshme të Prishtinës zyrtare për anetaresim te Kosoves ne NATO, tha se “anëtarësimi në NATO bazohet në konsensus. Ne kemi nevojë që të gjithë aleatët të bien dakord. Andaj, mënyra e vetme për të arritur anëtarësimin për këdo, është që të gjithë aleatët të bien dakord”. Sipas tij gjëja më e rëndësishme që Kosova mund të bëjë tani, është të vazhdojë të angazhohet për dialogun me Serbinë./DW

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.