🌤️
Tiranë 13°C · Kryesisht kthjellët 29 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $66,540 ▲ +0.24% ETH $1,997 ▼ -0.33% XRP $1.3347 ▼ -0.57% SOL $82.2600 ▼ -1.19%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
29 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Struktura komunitare prezantohen nga projekti ‘Shqipëria Flet’

Çështja e përfaqësive vullnetare të komuniteteve në Shqipëri ka marrë vëmendje kohët e fundit. Një ligj i ri për qeverisjen vendore mbështet idenë e ‘strukturave komunitare’ – vetë-organizime të njerëzve në një lokalitet për t’iu përgjigjur nevojave dhe zgjidhjes së problemeve.  Shembuj të këtyre strukturave u prezantuan sot në një konferencë të organizuar nga Ambasada e Zvicrës. LëvizAlbania dhe Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim.

 

Pas punës një vjeçare që nga Maji 2016 projekti ‘Shqipëria Flet’ nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) paraqiti rezultatet e para në përpjekjet për të krijuar ‘struktura komunitare’ në Shqipëri. Bashkia e Beratit ishte e para që adoptoi këtë concept dhe vendosi strukturat e para  komunitare.

Ambasadori zviceran Christoph Graf deklaroi se ka ikur koha e ekstremeve të kolektivizimit të detyruar ose e individualizmit të egër dhe qytetarët shqiptarë duhet të veprojnë duke marrë përgjegjësi në nivelin vendor dhe duke punuar bashkë. “Është koha për të arritur një përputhje optimale midis asaj që është publike dhe asaj që është private. Unë besoj fort se një shoqëri e mirë demokratike fillon në nivelin vendor, në qytetet tona, në fshatrat tona, dhe në lagjet tona”, tha Ambasadori Graf.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj foli mbi ecurinë e ngritjes së këshillave për pallatet që do të pasohet nga firmosja e kontratave me administratorët e zgjedhur brenda këtij viti. “Kemi hequr mënjanë një fond për rreth 200 projekte për komunitetin. Që do të thotë se përmes administratorit të pallateve, banorët mund të aplikojnë për të rregulluar fasadën e pallatit, për energji të rinovueshme, për panele diellore apo qoftë për efekte estetike, për të cilat bashkia do të paguajë gjysmën e investimit”, tha kryebashkiaku.

Gjatë fjalës së saj Drejtoresha Ekzekutive e LëvizAlbania znj. Valbona Kuko vlerësoi si tepër të rëndësishëm rolin e qytetarit në vendimmarrjet vendore. “Reforma administrative solli zgjerimin e territoreve të bashkive dhe si rrjedhojë nxorri në pah mungesën e një lidhje të fortë ndërmjet këshilltarëve dhe qytetarëve, distancoi zërin e qytetarëve në vendimmarrje si dhe rriti pa-përfaqësueshmërinë. Bashkia e Beratit ka integruar sygjerimet e IDM për rregulloren e funksionimit të Strukturave Komunitare e në këtë rast, shfrytëzoj rastin për të ftuar dhe apeluar që bashki të tjera të ndjekin shembullin e bashkisë së Beratit“ – u shpreh Drejtoresha Ekzekutive e LëvizAlbania.

‘Shqipëria Flet’ filloi me një studim mbi atë se si e shohin institucionet publike dhe individët konceptin e strukturave komunitare. Gjetjet nga 10 bashki treguan se interesi për struktura të vetë-organizuara ndryshon nga ‘skepticizëm’ në ‘vlerësim’ dhe më tej në ‘nisma zbatuese’ konkrete.

Që nga Ligji i ri mbi Vetë-Qeverisjen Vendore dhe në veçanti të Neneve 68 dhe 69, ka një bazë ligjore për krijimin e strukturave komunitare. Këto janë këshilla lagjeje të cilat ndër-lidhen me bashkinë kryesore dhe mund të zbatojnë projekte në dobi të qytetarëve. Ligji ngarkon këshillat bashkiake me autoritetin për të deleguar funksione tek këto struktura komunitare. Megjithatë ka shumë sfida në zbatimin e shembujve të dukshëm të këtyre strukturave.

Konferenca theksoi nevojën që autoritetet qendrore dhe vendore, organizatat civile dhe donatorët të punojnë bashkë për të krijuar një mjedis më të favorshëm që komunitetet të vetë-organizohen dhe të ndërmarrin funksione vendore.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.