Kronika

Studentët e mjekësisë: MAS të na përgjigjet deri sot në 16:30, në të kundërt grevë

Studentët e mjekësisë, që u transferuan nga universitetet private që u mbyllën, paralajmërojnë rinisjen e grevës, për të kundërshtuar tarifën e lartë të shkollimit. Studentët i kanë lënë kohë Ministrisë së Arsimit deri sot në orën 16:30, për plotësimin e kërkesave të tyre, duke u shprehur të vendosur se në rast të mosmarrjes së një përgjigjeje do të rifuten në grevë urie.

studentet“Kjo nuk është shfaqje politike, por një realitet i dhimbshëm që prek 5800 familje, studentë, qytetarë që aspirojnë Europën dhe nuk bëjnë kompromis me të drejtën. Tashmë kemi marrë mbështetje nga presidenca për sigurinë fizike dhe mbarëvajtjen e procesit. Të solidarizohen studentët që të na mbështesin të drejtën tonë legjitime në kërkesat e bëra. I japim afat deri sot në orën 16:30, për zgjidhjen e problemit, në rast të kundërt do vijojmë grevën. Nuk trembemi. Studentët kanë të drejtën legjitime për grevë urie”- deklaroi përfaqësuesi i studentëve.

Sipas studentëve, arsyeja kryesore e grevës është tarifa e lartë e shkollimit që ata janë të detyruar të paguajnë, e cila është gati 7-fish më e lartë. Këta studentë paguajnë 235 mijë lekë në vit, ndërsa studentët e tjerë që janë pranuar sipas Maturës Shtetërore, paguajnë vetëm 35 mijë lekë në vit. Pra diferenca e tarifës vjetore të shkollimit për studentët e transferuar nga privati është 200 mijë lekë (2 milionë lekë të vjetra) më shumë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button