☁️
Tiranë 14°C · Vranët 26 March 2026
S&P 500 6,508 ▼1.27%
DOW 46,011 ▼0.9%
NASDAQ 21,552 ▼1.72%
NAFTA 94.86 ▲5.03%
ARI 4,389 ▼3.59%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
₿ CRYPTO
BTC $69,160 ▼ -2.6% ETH $2,070 ▼ -4.47% XRP $1.3620 ▼ -3.7% SOL $87.4900 ▼ -4.94%
S&P 500 6,508 ▼1.27 % DOW 46,011 ▼0.9 % NASDAQ 21,552 ▼1.72 % NAFTA 94.86 ▲5.03 % ARI 4,389 ▼3.59 % S&P 500 6,508 ▼1.27 % DOW 46,011 ▼0.9 % NASDAQ 21,552 ▼1.72 % NAFTA 94.86 ▲5.03 % ARI 4,389 ▼3.59 %
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
26 Mar 2026
Breaking
Europa

Stuhitë godasin Europën, “Niklas” vret 9 persona

Shenjat e para ishin që mbrëmjen e së hënës, por stuhia e vërtetë në Gjermani do të përplasej të martën dhe episode të ngjashme kanë përjetuar gjithashtu Austria, Zvicra e Mbretëria e Bashkuar.

Germany Weather9 janë viktimat e motit në këto vende, 7 prej tyre vetëm në Gjermani, përfshirë dy burra makinat e të cilëve u goditën prej pemëve që janë rrëzuar nga furia e erës. Të plagosurit janë me dhjetëra, shumica të lënduar prej degëve të këputura që fluturonin në ajër.

Në majën më të lartë të Gjermanisë, Zugspitze, u regjistruan erëra që mbërrinin një shpejtësi prej gati 200 kilometrash në orë. Shërbimi hekurudhor në pjesë të ndryshme të vendit është ndërprerë, ndërsa stacioni kryesor i trenit në Mynih u evakua pas shqetësimeve se një pjesë e çatisë së tij, rrezikonte të shembej.

Stuhia e mbiquajtur “Niklas” kaloi nëpër të gjithë perëndimin e Gjermanisë, duke shkaktuar probleme të qarkullimit në Saksoninë e poshtme e Rinin verior, ndërsa shumë gjermanë përgatiteshin të udhëtonin për pushimet e Pashkëve.

Në qytetin Gross Santersleben, një burrë vdiq pas rrëzimit të një muri prej betoni. Në aeroportet e Frankfurtit, Hamburgut dhe Mynihut janë raportuar vonesa e probleme të tjera të fluturimeve.

Në Holandë ndërkohë, erërat më të forta u llogaritën në 120 km/h, mjaftueshëm sa për të përmbysur disa kamionë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.