Bota
Sulm terrorist në Francë, të shtëna me armë në një shkollë
Franca është vënë sërish në shënjestër të sulmeve terroriste teksa raportimet e fundit flasin për të shtëna në një shkollë në qytetin Grasse.
Raportimet e para thonë se një person i armatosur ka hapur zjarr ndaj drejtorit të shkollës “Alexis de Tocqueville” të qytetit. Policia thotë se një person është arrestuar, ndërsa një i dytë ndoshta u arratis.
Banorët u lajmëruan të qëndrojnë brenda shtëpive. Qeveria franceze ka lançuar ndërkohë aplikacionin e saj telefonik për paralajmërimet për sulmet “terroriste”.
Vetë Ministria e Brendshme franceze ka postuar në Twitter, ku flet për të shtëna në Grasse dhe se do të japë udhëzimet.