☁️
Tiranë 10°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,529 ▲2.91%
DOW 46,342 ▲2.49%
NASDAQ 21,591 ▲3.83%
NAFTA 102.52 ▲1.12%
ARI 4,704 ▲0.55%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,324 ▲ +1.29% ETH $2,111 ▲ +2.62% XRP $1.3418 ▲ +1.55% SOL $83.5200 ▲ +0.58%
S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 102.52 ▲1.12 % ARI 4,704 ▲0.55 % S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 102.52 ▲1.12 % ARI 4,704 ▲0.55 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Bota

Sulmet ajrore në Siri, Hollande do të takojë Putinin

Francois Hollande takohet sot me homologun e tij rus Vladimir Putin mes frikës se Moska po ndërmerr “sulme ajrore pa dallim” mbi militantët në Siri. Ushtria franceze, ashtu si dhe ajo amerikane, është duke shënjestruar prej ditësh luftëtarët e ISIS-it.

Por, ndërsa Sergei Lavrov pretendon se edhe objektivat e bombardimeve ruse janë të njëjta me ato të koalicionit të drejtuar prej Shteteve të Bashkuara, Shtëpia e Bardhë shpreh hapur bindjen e saj se Moska nuk po bën atë për të cilën u zotua, por është duke goditur opozitën siriane.

Fushata ajrore ruse në Siri, siç deklaroi kreu i komitetit të çështjeve të jashtme në parlamentin rus, Alexei Pushkov, mund të zgjasë tre apo katër muaj. Pushkov shtoi se mësymja e Moskës do të jetë shumë më efikase se ajo e Uashingtonit, që sipas zyrtarëve të lartë rusë, vetëm “ka bërë sikur” e ka bombarduar ISIS-in. Opozita siriane dhe shumë të tjerë këmbëngulin se pesha e sulmeve ruse po rëndon e gjitha mbi fraksionet rebele kundërshtare të regjimit të Bashar al-Assadit, aleatit të madh të Putinit në rajon.

Sipas shefit të Elizesë, është e një rëndësie kyçe që Moska t’i qëndrojë premtimeve të saj dhe që sulmet nga ajri, pavarësisht se kush i ndërmerr, të godasin vetëm ISIS-in dhe jo grupet e tjera në tokë. Por këtu Rusia nuk ndan të njëjtin mendim.

“Rusia do të godasë ISIS-in, por do të luftojë edhe grupet e tjera terroriste, përfshirë këtu edhe al-Nusrën. Ne nuk mbështesim askënd kundër popullit të vet. Ne luftojmë terrorizmin”, deklaroi Lavrov.

Ai shtoi se shënjestrat e saj, Moska i ka përzgjedhur në bashkëpunim me ushtrinë siriane. Siria duket e destinuar të mbizotërojë takimin Hollande-Putin në Paris, edhe pse bisedimet u organizuan me qëllimin të diskutohen përpjekjet e paqes në Ukrainë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.