☁️
Tiranë 13°C · Vranët 20 March 2026
S&P 500 6,553 ▼0.81%
DOW 45,791 ▼0.5%
NASDAQ 21,817 ▼1.24%
NAFTA 97.26 ▲1.79%
ARI 4,589 ▼0.36%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849 EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849
₿ CRYPTO
BTC $69,770 ▲ +0.71% ETH $2,134 ▲ +1.21% XRP $1.4364 ▲ +0.41% SOL $88.8800 ▲ +1.85%
S&P 500 6,553 ▼0.81 % DOW 45,791 ▼0.5 % NASDAQ 21,817 ▼1.24 % NAFTA 97.26 ▲1.79 % ARI 4,589 ▼0.36 % S&P 500 6,553 ▼0.81 % DOW 45,791 ▼0.5 % NASDAQ 21,817 ▼1.24 % NAFTA 97.26 ▲1.79 % ARI 4,589 ▼0.36 %
EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849 EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849
20 Mar 2026
Breaking
Kosova

Sulmet ndaj Mustafës, LDK: Të papranueshme dhe antidemokratike

Me anë të një komunikate për shtyp, Lidhja Demokratike e Kosovës shpreh shqetësimin e thellë për zhvillimet e papranueshme të ditëve të fundit, të orkestruara dhe të drejtuara nga opozita.

“LDK-ja dënon aktet e dhunshme të ditës së djeshme (e martë) në Kuvendin e Kosovës dhe vlerëson se veprimet të tilla të opozitës dëmtojnë rëndë demokracinë dhe funksionimin normal të institucioneve kushtetuese. Ato janë në kundërshtim të plotë me shpresat e popullit të Kosovës”, thuhet në komunikatë, në të cilën më tej shprehet qëndrimi edhe për aksionet e mëhershme të Lëvizjes Vetëvendosje.

“LDK-ja dënon të gjitha sulmet ndaj pronës publike dhe pronës private, të bëra nga ana e opozitës, si akte në kundërshtim me të gjitha ligjet dhe normat, me qëllim të vetëm përfitimin politik e që janë në dëm të interesave madhore të vendit. LDK-ja dënon sulmet e përsëritura ndaj kryeministrit të vendit dhe i konsideron ato, si veprime të rrezikshme për demokracinë e re të Kosovës”.

Në këtë komunikatë dënohet ashpër edhe tentativa e sotme për të sulmuar dhe rrezikuar jetën e kryeministrit të Kosovës, nga njerëz që nuk ia duan të mirën vendit, që janë kundër demokracisë dhe prosperitetit, si dhe që po tentojnë të pengojnë Kosovën drejt rrugës së saj europiane.

LDK-ja e konsideron tepër të rrezikshme, thirrjen e opozitës për të penguar funksionimin e shtetit të Kosovës dhe kërkon, që ajo të heqë dorë e të distancohet nga aktet e dhunës dhe nga veprimet, që rrezikojnë sigurinë e qytetarëve. Në fund, LDK-ja fton opozitën të veprojë sipas ligjeve dhe të gjitha pretendimet e veta t’i shprehë me argumente brenda instucioneve kushtetuese, e jo përmes akteve të papranueshme të dhunshme.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.