☀️
Tiranë 7°C · Kthjellët 07 April 2026
S&P 500 6,612 ▲0.44%
DOW 46,670 ▲0.36%
NASDAQ 21,996 ▲0.54%
NAFTA 115.40 ▲2.66%
ARI 4,674 ▼0.22%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
₿ CRYPTO
BTC $68,761 ▼ -0.46% ETH $2,108 ▼ -0.94% XRP $1.3169 ▼ -1.54% SOL $79.8000 ▼ -2.7%
S&P 500 6,612 ▲0.44 % DOW 46,670 ▲0.36 % NASDAQ 21,996 ▲0.54 % NAFTA 115.40 ▲2.66 % ARI 4,674 ▼0.22 % S&P 500 6,612 ▲0.44 % DOW 46,670 ▲0.36 % NASDAQ 21,996 ▲0.54 % NAFTA 115.40 ▲2.66 % ARI 4,674 ▼0.22 %
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
07 Apr 2026
Breaking
Bota

Sulmet për fe, qëllohet një mysliman në Hjuston, vrasje dhe në Bangdalesh

Pas të shtënave pranë një xhamie në Hjuston, ku u qëllua një mjek një ditë më parë, myslimanët kanë kërkuar forcimin e masave të sigurisë.

Viktima, dr. Arslan Tajammul, një specialist okulist tek të 30-at, u dërgua me urgjencë në një spital të zonës ku mbetet në reanimacion.

“Individi që qëlloi mbi vëllanë tonë në kohën kur po shkonte në xhami për lutje, duhet gjetur. Ne i bëjmë thirrje shefit të policisë të mos lërë gur pa lëvizur derisa ky person të dalë përpara drejtësisë, dhe nëse i nevojitet ndihma jone, jemi të gatshëm t’ia japim në çdo çast”, tha Deric Muhammad, aktivist i komunitetit mysliman.

Mjeku sapo kishte parkuar makinën e po i drejtohej në këmbë xhamisë Madrasah Islamiah për faljen e parë të ditës, kur i zunë pritë dhe e qëlluan dy herë me armë zjarri. Tre agresorët u larguan nga vendngjarja në këmbë.

Zyrtarët italianë, ndërkohë, vizituan vendin e një tjetër episodi fatkeq të ndodhur gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, lokalin e kthyer në skenën e pengmarrjes së përgjakshme në Daka të Bangladeshit. Shtatë persona të armatosur mësynë bar-restorantin “Holey Artisan Bakery” të premten mbrëma e vranë 20 vetë, shumica të huaj. 9 prej viktimave ishin italianë.

“Është i trishtë rasti që na sjell këtu. Do të çojmë në shtëpi trupat e qytetarëve tanë. Një ngjarje fatkeqe. Patëm takime me zyrtarë vendas me të cilët u bë e qartë se bashkëpunimi mes Italisë dhe Bangladeshit do të vazhdojë. Sigurisht që duhet ta mposhtim terrorizmin global, por për ta bërë këtë, globale dhe e unifikuar duhet të jetë edhe përgjigjja”, tha Mario Giro, zëvendësministër i Jashtëm i Italisë.

Presidenti italian Sergio Mattarella tha se vendi i tij është në zi pas sulmit vdekjeprurës në Daka, e falenderoi vendet e tjera për solidaritetin e treguar pas ngjarjes tragjike.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.