☁️
Tiranë 9°C · Vranët 28 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
₿ CRYPTO
BTC $66,837 ▲ +1.43% ETH $2,020 ▲ +1.63% XRP $1.3441 ▲ +1.43% SOL $83.2000 ▲ +1.03%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
28 Mar 2026
Breaking
Kronika

Sulmohet me armë zjarri patrulla e “Shqiponjave”, efektivi plagoset gjatë ndjekjes së një personi

Një patrullë e forcave “Shqiponja” në Tiranë është sulmuar me armë zjarri. Mësohet se efektivët kanë qenë në ndjekje të një personi me rrezikshmëri të lartë, por janë përballur me reagim nga ana e tij. Ai ka hapur zjarr ndaj policëve dhe një prej tyre ka mbetur i plagosur. Mësohet se efektvi i plagosur është Edlir Alleshi.

Ngjarja ka ndodhur te spitali i Pediatrisë. Policisë është dërguar me urgjencë te Trauma dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ai ka marrë dy plumba në bark dhe po i nënshtrohet një operacioni.

Autori ka arritur të largohet, ndërsa në ndjekje të tij janë vënë një numër i madh forcash të policisë së kryeqytetit.

Ndërsa Policia e Shtetit vijon kontrollin për personat në kërkim, një patrullë e repartit “Shqiponja” në ndjekje të një personi të dyshimtë është qëlluar nga ky person dhe për pasojë ka mbetur i plagosur punonjesi i policisë E.A. Punonjësi i Policisë është në sallën e operacionit ndërsa Policia është vënë në ndjekje të autorit”, bën me dije policia.

Sulmohet me armë zjarri patrulla e “Shqiponjave”, efektivi

Bëhet fjalë për një person rreth 180 cm. Ai ishte i veshur me patallona të zeza dhe bluze gri, ndërsa në kokë ka pasur një kapele. Po ashtu ka konstrukt të dobët dhe mendohet se është rreth moshës 37 deri në 42 vjeç.

Sipas informacioneve, policia ka ngritur postblloqe në të gjithë zonën dhe po kërkon për autorin. Dyshimet janë se kemi të bëjmë me një person me rrezikshmëri të lartë. Në vendin e ngjarjes ka shkuar grupi i ekspertizës, teksa po kontrollohen dhe kamerat e sigurisë për të indetifikuar autorin.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.