⛅
Tiranë 18°C · Pjesërisht vranët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,840 ▼ -0.54% ETH $2,241 ▼ -0.2% XRP $1.1599 ▼ -3.07% SOL $89.8200 ▼ -0.96%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Politika

Sulo: Çështjet me Greqinë ishin të vështira dhe qeveria nuk do të marrë kosto

Në emisionin “Trialog”, analisti Arion Sulo ka vlerësuar se çështjet e pazgjidhura mes Shqipërisë dhe Greqisë janë jashtëzakonisht komplekse, ndërsa qeveria shqiptare nuk është e gatshme të marrë kostot politike që do të kërkonte një marrëveshje e plotë.

“Çështjet që u vunë në diskutim ishin të vështira. Rama dhe qeveria nuk duan të marrin kosto. Nuk do ta marrin koston”, tha Sulo, duke e krahasuar situatën me qëndrimin e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti ndaj Asociacionit të Komunave Serbe.

Ai nënvizoi se marrëveshja për kufirin detar është shtyrë vazhdimisht dhe mbetet e pasigurt nëse çështja do të shkojë në Gjykatën e Hagës, ndërsa theksoi se kjo çështje ishte pjesë e një pakete më të gjerë, ku bënte pjesë edhe çështja çame, e cila lidhet drejtpërdrejt me Ligjin e Luftës.

“Çështja çame ka lidhje me ligjin e luftës. Ata ligjin e luftës nuk ta heqin. Është shumë e vështirë. Çështjet kanë mbetur pezull që prej luftës italo-greke”, tha ai, duke shtuar se këto çështje prekin edhe dispozita kushtetuese.

Ai u referua në negociatave të mëparshme ku palët kishin përgatitur dokumente të gjera, por pranimi i çështjes çame në axhendë ishte arritur me vështirësi të mëdha.

“Çështjet kanë mbetur pezull aty prej luftës italo-greke. Sigurisht se kanë pjesë të kushtetutës. Edhe çështja e minoritetit grek. Duan Himarën minoritet. Po ata në marrëveshjen kur ulesh me ata që ishin me Bushatin, ata kishin 300 faqe në të dyja palët, nga arkivat, nga të gjitha, e duan minoritetin dhe mezi pranuan që çështja çame të futej në axhendën e diskutimeve. Që është çështja më delikate, shumë e vështirë”, nëvizoi Sulo.

Sulo u ndal edhe te dështimet e qeverive shqiptare para vitit 2000, duke i atribuar ato interesave të ngushta dhe njëfarë “vasaliteti” ndaj Athinës, e cila atëherë kontrollonte levat përmes emigracionit dhe procesit të integrimit.

“Sot situata ka ndryshuar. Integrimin në dorë e ka Gjermania, jo Greqia. Greqia ka probleme të veta. E kanë Greqia, Gjermania, Franca, deri diku edhe Italia”, tha ai.

Megjithatë, ai e sheh tentativën aktuale për ringjalljen e marrëveshjes dhe forcimin e partneritetit strategjik si një “inkursion me qëllim të mirë”, por theksoi se finalizimi i saj mbetet shumë i vështirë për shkak të mungesës së vullnetit politik dhe gatishmërisë për të marrë kosto reale.

Sipas tij, ndryshe nga viti 2009, kur marrëveshja u çua në Gjykatën Kushtetuese dhe u hodh poshtë, tashmë nuk ka veprime konkrete.

“Rama dhe qeveria i kanë ardhur vërdallë marrëveshjes së detit dhe e kanë parë që sido që të jetë, nuk është si ato tonet e 2009-s që e çuan në gjykatë kushtetuese dhe fituan. Mund të realizohen në atë marrëveshje dhe për këtë shkak u drejtuan gjykatës së Hagës. Dhe tani prapë sikur kanë hequr dorë. Nuk ka asnjë veprim për atë. Dhe janë çështje kostoje. Nga ana tjetër Himara minoritet është çështje kosto shumë e madhe në qoftë se ti nuk merr asnjë gjë: pronat çame, heqja e ligjit të luftës. Ata kanë 60 vjet, 70 vjet që nuk e kanë hequr”, deklaroi Sulo.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.