Tiranë 20°C · Pjesërisht vranët 27 May 2026
S&P 500 7,520 ▲0.02%
DOW 50,644 ▲0.36%
NASDAQ 26,675 ▲0.07%
NAFTA 89.41 ▼4.77%
ARI 4,489 ▼1.03%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1633 EUR/GBP 0.8645 EUR/CHF 0.9136 EUR/ALL 95.4953 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4360 EUR/TRY 53.3932 EUR/JPY 185.22 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1633 EUR/GBP 0.8645 EUR/CHF 0.9136 EUR/ALL 95.4953 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4360 EUR/TRY 53.3932 EUR/JPY 185.22 EUR/CAD 1.6061
₿ CRYPTO
BTC $75,177 ▼ -1.13% ETH $2,059 ▼ -0.79% XRP $1.3315 ▼ -0.09% SOL $83.6200 ▼ -0.35%
S&P 500 7,520 ▲0.02 % DOW 50,644 ▲0.36 % NASDAQ 26,675 ▲0.07 % NAFTA 89.41 ▼4.77 % ARI 4,489 ▼1.03 % S&P 500 7,520 ▲0.02 % DOW 50,644 ▲0.36 % NASDAQ 26,675 ▲0.07 % NAFTA 89.41 ▼4.77 % ARI 4,489 ▼1.03 %
EUR/USD 1.1633 EUR/GBP 0.8645 EUR/CHF 0.9136 EUR/ALL 95.4953 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4360 EUR/TRY 53.3932 EUR/JPY 185.22 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1633 EUR/GBP 0.8645 EUR/CHF 0.9136 EUR/ALL 95.4953 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4360 EUR/TRY 53.3932 EUR/JPY 185.22 EUR/CAD 1.6061
27 May 2026
Breaking
Politika

Vizita e Dendias në Tiranë, Zogaj: Ftohje mes dy vendeve vitet e fundit

Në emisionin “Trialog”, analisti Preç Zogaj ka vënë në dukje ndryshimin e dukshëm të klimës në marrëdhëniet shqiptaro-greke.

“Mos harrojmë se para pak vitesh, edhe kolegët ndoshta e kujtojnë, kur vinte një ministër këtu – qoftë i Mbrojtjes, qoftë i Jashtëm grek – dyndeshin reporterët, bëheshin protesta. Bile duket se ka pothuajse një eklips mediatik kur vjen Dendias apo edhe të tjerë përfaqësues qeveritarë”, u shpreh Zogaj.

Sipas tij, ky qetësi relative pasqyron një ftohje reale të marrëdhënieve mes dy vendeve në vitet e fundit.

“E dyta ka të bëjë me një lloj ftohjeje që kanë njohur realisht marrëdhëniet mes dy vendeve këto vitet e fundit, qoftë për shkak të fenomenit ‘Beleri’, po e quaj që u bë një mollë sherri pa justifikuar, mendoj unë, për marrëdhëniet mes dy vendeve”, tha Zogaj.

Ai shtoi se çështja Beleri i ka impaktuar dukshëm marrëdhëniet, pasi qeveria greke dhe vetë kryeministri grek e përdorën atë si mjet për të sfiduar Shqipërinë: E kandidoi, e nxori nga burgu duke bërë kërkesa të përsëritura për tolerancë ndaj tij, si anëtar i minoritetit grek. Nuk u fut më thellë, por i pëlqen ajo që bënte Beleri me ato ekuivoket që krijojnë për Himarën.

Zogaj përmendi edhe qëndrimet e kryeministrit shqiptar Edi Rama, të cilat sipas tij kanë kontribuar në këtë tension.

“Pra edhe kjo e Belerit dhe të tjera qëndrime të Ramës. I ka dy-tre herë që Rama është përpjekur ta sfidojë Greqinë. Edhe kur shkoi, bëri takim me emigrantët tanë aty, mbajti një fjalim plotësisht të papërshtatshëm, fyes për një vend mikpritës”.

Megjithatë, Zogaj nënvizoi se, pavarësisht këtij konteksti që ka sjellë njëfarë mungese vëmendjeje, temat mes dy vendeve janë konkrete dhe duhen afruar e zgjidhur.

Në pjesën e dytë të analizës, ai vendosi vizitën e Dendias në një kuadër më të gjerë gjeopolitik.

“Konkretisht, vizita ka dhe këtë element: tani lufta e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kundër Iranit ka krijuar një mbështjellim të madh në Lindjen e Mesme, që ka përfshirë edhe vendet e rajonit. NATO është thirrur të jetë vigjilente. Pra marrëdhëniet dhe komunikimet mes vendeve të NATO-s, sidomos vendeve fqinje si Shqipëria me Greqinë, marrin një rëndësi të shtuar në këtë kontekst gjeopolitik. Dhe jo rastësisht këtu erdhi pikërisht ministri i Mbrojtjes për të nënvizuar këtë aspekt”, u shpreh më tej Zogaj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.