☁️
Tiranë 16°C · Vranët 21 March 2026
S&P 500 6,506 ▼1.51%
DOW 45,577 ▼0.96%
NASDAQ 21,648 ▼2.01%
NAFTA 98.23 ▲2.8%
ARI 4,575 ▼0.67%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857
₿ CRYPTO
BTC $70,726 ▲ +0.48% ETH $2,157 ▲ +0.74% XRP $1.4437 ▲ +0.04% SOL $90.1300 ▲ +0.84%
S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.23 ▲2.8 % ARI 4,575 ▼0.67 % S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.23 ▲2.8 % ARI 4,575 ▼0.67 %
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857
21 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Superbonuset e bankierëve, vërejtje të forta nga BSH dhe BERZH

Banka e Shqipërisë kritikoi bankat private për mungesë transparence për mënyrën se si qeverisen dhe marrin vendime, duke përfshirë politikat e shpërblimeve të drejtuesve.

“Bankat kanë mungesë transparence dhe nuk publikojnë informacion mbi mbledhjet e aksionerëve,  procesin e seleksionimit, praktikat e kualifikimit dhe politikën e bonuseve dhe shpërblimeve speciale. Të gjithë këta elementë duhen përmirësuar sepse gjenden në këtë situatë prej shumë vitesh”, deklaroi Deniz Derralla, drejtor i mbikëqyrjes në BSH.

Qeverisja e bankave u shndërrua një nga çështjet më të nxehta të politikës globale pas krizës financiare të vitit 2008. Në Shtetet e Bashkuara, presidenti Obama ndërmori reforma radikale nga kufizimi i pagesave për bankierët deri tek masat shtrënguese për rritjen e transparencës.

“Ne kemi vlerësuar gjithashtu edhe indeksin e qeverisjes së bankave. Ajo që kemi vënë re është se gjatë krizave qeverisja e bankave përkeqësohet dhe indeksi ulet”, tha më tej Derralla.

Banka e Shqipërisë ka kontraktuar Bankën Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, si dhe Koorporatën Financiare Ndërkombëtare, që ta ndihmojnë në forcimin e mbikëqyrjes bankare.

“Ajo që ne planifikojmë të bëjmë është një rishikim total i kuadrit ligjor dhe të propozojmë rekomandime për të ndihmuar Bankën e Shqipërisë të përmirësojë mbikëqyrjen, veçanërisht sa i takon riskut, qeverisjes së brendshme të bankave, zbatimit të ligjit dhe auditin e brendshëm”, tha Gian Piero Cigna nga BERZH.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.