Kronika

Supervjedhja, inventarizuesit dhe urdhri u firmosën nga guvernatori

5 mijë lekëshi

I dyshuari kryesor për vjedhjen e parave në Bankën e Shqipërisë, shtetasi A. Bitraj, ka deklaruar se nga arka stok dhe arka në veprim ka marrë vetëm nga këto prerje

Prerjet e tjera

Prokuroria e Tiranës ka në shqyrtim materialin për të gjitha prerjet e tjera. Pasi, pavarësisht deklarimeve të të dyshuarit kryesor, organi i prokurorisë po kryen verifikime të plota

Hetimet

Kontrollet 12-mujore nuk zbuluan zhvatjen katërvjeçare

Nga Sokol Cobo

fullaniNjë urdhër i guvernatorit Ardian Fullani, i ka hapur rrugë inventarit njëvjeçar në Bankën e Shqipërisë, që nuk konstatoi sasinë e parave të vjedhura nga Ardian Bitraj, në Departamentin e Emisionit në Linzë. Prokuroria thotë se ka sekuestruar urdhrat e kontrollit në BSH, të cilat janë me firmën e Fullanit, ndërsa mësohet se ai caktonte edhe personat që do të kryenin inventarin. Nga hetimet e deritanishme janë vënë nën akuzë 17 persona, ndërsa akuza thotë se ende nuk ka mbyllur përgjegjësitë e punonjësve të bankës, pasi hetimet mund të shtrihen edhe te drejtuesit kryesorë. Megjithatë, në fillim të muajit shtator, pas pyetjeve të anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës dhe të guvernatorit, do të ndahen edhe përgjegjësitë, ku pritet që nën hetim të merren pikërisht personat që kanë kryer të tjera audite në departamentin X. Akuza saktëson se, tashmë në fokus të hetimeve do të jenë pikërisht urdhrat e guvernatorit, të nxjerra për auditet apo edhe për kontrollet, kryesisht në Thesarin e Shtetit në Linzë.

1 Kontrolli i bardhë

Njësia Task-Forcë në Prokurorinë e Tiranës ka sekuestruar në Bankën e Shqipërisë urdhrat për kontrollet dhe auditet periodike në degën e Thesarit të Shtetit. Hetuesit kanë siguruar edhe urdhrin e Fullanit, që urdhëronte nisjen e kontrollit në të gjitha departamentet, pikërisht për konstatimet për vjedhje. Në dosjen e prokurorisë, thuhet se kontrolli ka nisur më datë 14 dhjetor 2012 për të përfunduar më 24 dhjetor 2013. Megjithatë, nga këqyrja e kolive në arkën për veprim, rezulton se tetë kolitë e prekura, në të cilat janë vjedhur lekët, kanë mangësi fizike, lehtësisht të evidentueshme, fakt i cili nëse do të ishte zbatuar rregullorja për inventarizimin e vlerave monetare, do të ishin konstatuar dhe pasojat do të ishin më të lehta, pra Banka e Shqipërisë nuk do të vazhdohej të vidhej deri më datë 21 korrik 2014. Akuza thotë se komisioni i inventarizimit, në këtë periudhë të kontrollit dhe kryerjes së inventarizimit, nuk ka verifikuar një me një të gjitha kolitë me vlera monetare në brendësi të tyre dhe konkretisht 8 arkave të dëmtuara dhe të liruara nga elementet e sigurisë që i rrethonin. Për faktin që nuk është kryer një inventar dhe verifikim i tillë, nuk është arritur të konstatoheshin tetë kolitë e prekura, të cilat do të krijonin mundësinë e konstatimit të vjedhjes në një kohë më të hershme dhe shmangien e vjedhjes në të ardhmen. “Për mosveprimin e mësipërm, ngarkohen me përgjegjësi penale Komisioni i Inventarizimit, i përbërë nga kryetari Bahri Allushi, dhe anëtarët Fatbardha Gurthi, Ilir Dedja dhe Mehdi Molla. Gjithashtu, përgjegjësi penale kanë edhe të ngarkuarit me vlera, personat nën hetim Petrit Ramohitaj, Mimoza Bruzia dhe Liljana Kola”, saktëson akuza.

Prerja 5 mijë lekëshe

Sipas akuzës, në dokumentacionin e inventarizimit që kanë shqyrtuar hetuesit në kuadër të hetimeve për vjedhjen në Bankën e Shqipërisë, ndër të tjera, fokusi është vendosur te sasia e një prerjeje monedhe, në vlerën 5000 lekë të reja. Edhe në urdhrin e ndalimit të Prokurorisë së Tiranës, lëshuar për 7 anëtarët e Komisionit të Inventarizimit të Bankës së Shqipërisë, janë përmendur detaje mbi sasinë e inventarizuar të kësaj prerjeje. Theksimi i sasisë së kësaj prerjeje është rrjedhojë e faktit se i dyshuari kryesor për vjedhjen e parave në Bankën e Shqipërisë, shtetasi A. Bitraj, ka deklaruar se nga arka stok dhe arka në veprim ka marrë vetëm nga këto prerje. Gjithsesi, Prokuroria e Tiranës ka në shqyrtim materialin për të gjitha prerjet e tjera. Pasi, pavarësisht deklarimeve të të dyshuarit kryesor, organi i prokurorisë po kryen verifikime të plota.

Sipas raportit përfundimtar të Komisionit të Inventarizimit për vitin 2013, ka rezultuar se gjendja faktike e kësaj monedhe (5000 lekë) në kolitë me para përputhej me pasqyrat e kontabilitetit që kishin në dispozicion paraprakisht anëtarët e Komisionit të Inventarizimit. Po njëlloj, sipas raportit përfundimtar të Komisionit të Inventarizimit për vitin 2012, ka rezultuar se gjendja faktike e kësaj monedhe (5000 lekë) në kolitë me para përputhej me pasqyrat e kontabilitetit që kishin në dispozicion paraprakisht anëtarët e Komisionit të Inventarizimit. “Ka rezultuar se anëtarët e Komisionit të Inventarizimit akuzohen për ‘shpërdorim detyre’, pasi në këtë periudhë të kontrollit dhe kryerjes se inventarizimit, nuk kanë verifikuar një më një të gjitha kolitë me vlera monetare në brendësi të tyre dhe konkretisht 8 (tetë) arkave të dëmtuara dhe të liruara nga elementet e sigurisë që i rrethonin, në kundërshtim të rregullores ‘Mbi inventarizimin e vlerave materiale e monetare në Bankën e Shqipërisë’. Verifikimi me përzgjedhje, jo me pak se 5% e tyre, kryhej duke hapur kolitë dhe verifikuar në brendësi të gjitha pakot dhe macetat, ndërsa për kolitë, verifikimi duhej të kryhej për të gjitha kolitë. Për faktin që nuk është kryer një inventar dhe verifikim i tillë, nuk është arritur të konstatoheshin 8 (tetë) kolitë e prekura, të cilat do të krijonin mundësinë e konstatimit të vjedhjes në kohë më të hershme dhe shmangien e vjedhjes në të ardhmen.

Funksionimi

Nëse konstatoheshin diferenca (nuk u konstatuan) njoftohej guvernatori

Rregullorja e inventarizimit dhe mënyra se si duhej bërë në Bankën e Shqipërisë

foto_nga_godina_5316_0Në Bankën e Shqipërisë janë bërë inventarizime të përvitshme, referuar rregullores “Mbi inventarizimin e vlerave materiale e monetare në Bankën e Shqipërisë”. Në këtë rregullore, në nenin 3 të saj, përcaktohen termat se “Inventarizim” është procedura administrative e teknike për verifikimin e hollësishëm dhe dokumentar të elementeve të vlerave, saktësimin e gjendjes së tyre në një kohë të caktuar, nëpërmjet mënyrave të tilla si matjes, peshimit, numërimit, regjistrimin e tyre në dokumente të posaçme dhe evidentimin e tyre në librin e inventarit, me qëllim që të vërtetohet përputhja me vlerave reale dhe atyre të pasqyruara në librat kontabël. Ndërkohë, “vlera monetare” janë kartëmonedha, monedha, metale të çmuara, letra me vlerë. “Arka për veprim” është vendi në të cilin mbahen kartëmonedha e monedha metalike të emetuara nga Banka e Shqipërisë, që përdoren nga banka për aktivitetin ditor me degët e saj dhe bankat e nivelit të dytë, si dhe kartëmonedha e monedha të huaja që mbahen nga banka, për mbulimin e shpenzimeve administrative kur është e nevojshme. “Komision” është komisioni i inventarizimit i krijuar sipas kësaj rregulloreje. “Punonjës me përgjegjësi materiale” janë punonjësit e bankës dhe persona të tjerë, të cilëve u jepen në ngarkim vlera materiale e monetare, dhe që kanë përgjegjësi ligjore për humbjet, dëmtimet e shpërdorimet e këtyre vlerave gjatë kohës që i kanë në ngarkim.

“Detyrat e komisionit”

Verifikon gjendjen e vërtetë në natyrë të vlerave monetare apo materiale, që ndodhen në administrim të punonjësve me përgjegjësi materiale. Ndërkohë, pasqyron të dhënat e inventarizimit në fletë (lista) të veçanta sipas modularit pjesë të kësaj rregulloreje dhe i ruan ato gjatë periudhës së inventarizimit. Ky komision krahason gjendjen e vërtetë të vlerave monetare e materiale me të dhënat përkatëse të inventarit kontabël, ndërsa llogarit kompensimet dhe vlerëson mungesat dhe tepricat e lejueshme duke marrë edhe mendimin e specialistëve të fushës. Për diferencat që dalin jashtë kompensimeve harton procesverbalet përkatëse, evidenton vlerat materiale, për të cilat gjykon se duhet të dalin jashtë përdorimit. Komisioni paraqet te Departamenti i Kontabilitetit dhe Pagesave dhe në rastin e inventarizimit të degës edhe për dijeni te drejtori i degës, raportin përfundimtar për kryerjen e procesit të inventarizimit të vlerave materiale dhe monetare, së bashku me relacionin e inventarizimit, si dhe materialin dhe propozimet përkatëse për kompensimet dhe diferencat.

Rregullat e inventarizimit

Në rastin e kartëmonedhave të rregullta dhe monedhave metalike të ambalazhuara standard në arka të vulosura apo në thasë të plumbosur nga prodhuesi, numërohen kolitë, përkatësisht arkat ose thasët, për çdo prerje. Sasia brenda në ambalazh merret sipas të dhënave të etiketës, duke bërë kontrolle me zgjedhje, në jo më pak se 5% të numrit të përgjithshëm të kolive, duke numëruar pakot dhe macetat për çdo pako, sipas strukturës së prerjeve. Në rast se konstatohen diferenca, komisioni njofton me shkrim guvernatorin, i cili urdhëron kontrollin e gjithë sasisë. Në rastin e kartëmonedhave të rregullta të paambalazhuara në thasë, kontrollohet numri i pakove, si dhe numri i macetave brenda një pakoje. Specaturat numërohen si copë. Në rastin e monedhave metalike ta paambalazhuara në thasë, këto monedha kontrollohen si pako, kurse specaturat numërohen si copë. Kartëmonedhat e ardhura nga degët e bankave të nivelit të dytë, të cilat janë në gjendje të papërpunuar, kontrollohen për çdo dërgesë si sasi totale. Pakot kontrollohen nëse kanë dhjetë maceta, ndërsa specaturat numërohen si copë. Monedhat metalike, të ardhura nga degët e bankave të nivelit të dytë, në gjendje të papërpunuar, kontrollohen si total për çdo dërgesë. Qeset kontrollohen nëse janë 1000 copëshe, kurse specaturat numërohen si copë. Kartëmonedhat e dëmtuara dhe të kontrolluara, inventarizohen si koli ose si pako, duke ndjekur të njëjtat rregulla si kartëmonedhat e rregullta.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button