🌤️
Tiranë 8°C · Kryesisht kthjellët 10 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 95.63 ▼2.29%
ARI 4,771 ▼0.98%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
₿ CRYPTO
BTC $73,059 ▲ +0.88% ETH $2,250 ▲ +1.51% XRP $1.3592 ▲ +0.31% SOL $85.0900 ▲ +0.77%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 95.63 ▼2.29 % ARI 4,771 ▼0.98 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 95.63 ▼2.29 % ARI 4,771 ▼0.98 %
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
10 Apr 2026
Breaking
Politika

Swoboda: Shqiptarët dhe serbët, përgjegjësi për vete dhe për rajonin

Eurodeputeti Hannes Swoboda, i pranishëm në konferencën ndërkombëtare për marrëdhëniet shqiptaro-serbe në Tiranë, vuri në dukje si gjënë më të rëndësishme se shqiptarët dhe serbët do të marrin përgjegjësi për vete dhe për rajonin. Në konferencën e organizuar nga Agjencia Telegrafike Shqiptare (ATSH) dhe agjencia e lajmeve serbe, Tanjug, me  temë “Serbët dhe Shqiptarët – Në cilin drejtim?”, anëtari i Parlamentit Europian, theksoi se të dyja vendet kanë një dialog konstruktiv takimesh. “Nuk do të ekzagjeroj me atë ndeshjen e futbollit sepse mund të ndodhë në çdo vend europian dhe kjo përgjigje mund të keq përdoret për qëllime të tjera”, tha ai.

“Ajo që është e rendësishme është se të dyja palët do të marrin përgjegjësi jo vetëm për vete por dhe për rajonin, sesi njerëzit mendojnë për njëri-tjetrin dhe jetojnë pranë njëri-tjetrit, por jo me kokën mbrapa por duke parë të ardhmen”, tha Swoboda.

Më tej, Swoboda shtoi se duhet të shohim sesi funksionon tregtia, kalimi i emigracionit, pra ka dhe shumë çështje të tjera që sipas tij, nuk janë zgjidhur.

Duke folur për situatën në rajon dhe çështjet ende të pazgjidhura, Swoboda  tha se ndër çështjet e pazgjidhura, ajo që mbetet e para, është e Maqedonisë, ku për shkak të qëllimeve nacionaliste të disa grupeve, kemi një ngërç. “Kjo çfarë po ndodh është se duke parë nga e kaluara nuk mund të ecet përpara. Duke cituar Aleksandrin e Madh, fokusohemi tek e ardhmja duke mos u dhënë politikanëve që të bazohen në qëndrime nacionaliste”, tha ai.

Po ashtu, Swoboda ,vendos theksin te dialogu mes Serbisë dhe Kosovës si mundësia e integrimit në BE.

“Çështja e dytë është ajo e Kosovës. Të gjithë e dini mbi takimet dhe çështjet e tjera që zhvillohen. Duhet të gjejmë një zgjidhje rajonale. Nuk mund të zgjidhim një çështje ndërkohë që del një çështje tjetër, prandaj mendoj se qëndrimi rajonal është i rëndësishëm. Pra, mbi rendin e ri në rajon përballë BE-së. Pra, BE nuk është se i pret me krah hapur vendet që kanë konflikte, pra duhet patjetër të tejkalohen disa nga pengesat. Kur flasim për anketën e TANJUG, qëllimi i vetëm është BE. Pra a mjafton, kjo, qëllimi për të hyrë në BE? Nuk mendoj se është e mjaftueshme dhe ky është një nga gabimet që bëjnë politikanët. Pra, duhet të kapërcejmë problemet ekzistuese dhe të shohim çështje të tjera bashkëpunimi. Zgjidhja e konflikteve është e rëndësishme dhe nuk duhet të keqpërdoret historia dhe jam shumë mirënjohës pra folësve për sa i përket historisë” u shpreh Swoboda.

“Pra nuk duhet ta mohojmë historinë, por duhet ta përdorim dhe të nxjerrim mësimet e duhura dhe kjo është e rëndësishme. Prandaj duhet të takohemi. Shumë ministra serb kanë pasur mendime të forta për Kosovën. Pra, nuk ka shumë ndryshim, atëherë nëse do të ketë shumë rritje dhe ngritje, për sa i përket marrëdhënieve politike atëherë nuk do të kemi një integrim rajonal. Pra, është e rëndësishme të takohen të takojnë njëri-tjetrin, prandaj ne vendosëm në axhendë bashkëpunimin rajonal”, tha ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.