☀️
Tiranë 8°C · Kthjellët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
₿ CRYPTO
BTC $72,942 ▲ +0.12% ETH $2,279 ▲ +1.7% XRP $1.3523 ▼ -0.19% SOL $84.6100 ▼ -0.26%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
12 Apr 2026
Breaking
Maqedonia

Sylejman Osmani mohon se armët e gjetura ishin të tijat

Marrëveshja e Ohrit dhe amnistia ndaj ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, duket e pavlefshme ndaj Sylejman Osmanit nga Malina, fshat në Maqedoni në kufi me Kosovën. Tash policia maqedonase e akuzon Osmanin për posedim të një sasie të madhe armësh që atë e ndërlidh me incidentin e ndodhur ditë më parë në Gushincë të Likovës.

Derisa ai është shpallur në kërkim nga Policia Maqedonase, RTK ka arritur ta kontaktojw dhe në një bisedë si i arratisur,ai thotë se nuk do të dorëzohet. Por ai kategorikisht e mohon se armët e gjetura ishin të tijat.

“Jam qu me shtru shtratin me fjet, aty në tesha ishin kanë do armë. Unë i mora, i heka, i preka e i njeha, ish kanë edhe një setër e UCK-ja i kanë lanë. Qaq shpejt që dola,e harrova edhe dritën. Kur jam dal nja 5 minuta masanej, e kam pa drita nalë. Ato veç po dihet se ata janë kanë për rreth”, tha ai.

Sylejmani thotë se brengë për të është familja, për të cilën pretendon se shteti në vend që t’ia mbronte, po ia përndjek.

“Paj bota pe she çfarë montime ka ba. ‘Brodeci’, ‘Monstra’ sa faktin veç pe nijmë”, tha ai.

I fshehur, tha se ka ditë që nuk di asgjë për familjen e tij.

“Familjen nuk e di ku asht. Familja, do më thonë se kanë shku në Kosovë. Tre djem kanë metë atje, si di kërkush, si sheh kërkush. Dhentë i kanë lanë, 200 copa dhenë, tri lopë, një kali i kanë lanë. Se çka bahet me to…po s’kam cka bajt, kanë metë atje”, tha ai.

Me gjithë rrezikun që bartë arratisja, shprehet i bindur se edhe nëse do ta vrasin, nuk do t’i dorëzohet policisë.

“Qetash gjindja për rreth vendbanimit tim, fshatit Malinë. Do të qëndrojë të shpija jeme. Nuk kam ku të shkoj. Ma palun këtë, ma lanë këtë rast mue. Unë do të gjindja në vetmbrojte të vendit, te pragu jem deri sa të më vrasin”, tha ai.

Sylejmani thotë se përndjekjet e shtetit maqedonas kanë vazhduar me vite të tëra, aq sa kishte kërkuar mbrojtje edhe nga të gjitha institucionet ndërkombëtare.

“Marrëveshja e Ohrit, deri në 2004-5 shkoj mirë, tani mas ma veç çka ma keq”, tha ai.

Ai pretendon se arsyeja që është në shënjestër të organeve të ndjekjes, është pjesëmarrja në luftën e Kosovës dhe atë të Maqedonisë. Ai tregon se vëllai është i rënë në luftën e Kosovës.

Tek sa flet për incidentin në Gushincë, thotë se kushdo që e ka shkaktuar, e ka bërë këtë për interesa personale dhe në shërbim të qeverisë maqedonase.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.