Ekonomia

Tabaku: Amnistia fiskale formalizon shkeljen e ligjit

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar  në lidhje me projektligjin për amnistinë fiskale.

Në një postim në rrjetet sociale, Tabaku shprehet se “kjo është një amnisti fiskale e penale për çunat problematikë në kurriz të shqiptarëve të ndershëm”.

“Amnistia Fiskale është një projekt në thelb promovon pandershmërinë, pabarazinë para ligjit, formalizon shkeljen e ligjit, por gjithashtu provokon një amnisti fiskale për paratë e pista duke cenuar procesin e integrimit. Kjo nismë ndërmerret sot kur të gjithë vendet e BE dhe jo vetëm kanë nisur politika shtrënguese ndaj pastrimit të parave, përfshirë dhe Mbretërinë e Bashkuar”, shprehet ajo.

Tabaku shton se “Shqipëria sot është në udhëkryq ndaj duhet ta kemi të qartë që vendimet e qeverisë, ligjet dhe drejtimi që do të marrë do të ndikojnë për dekada me radhë.

Ajo thekson se e ardhmja e vendit dhe shoqërisë sonë është sot në valle.

“Kemi një mundësi të artë për fëmijët e të rinjtë që mos ta kthejnë Shqipërinë në shkretëtirën e mundësive dhe shpresës. Por ta kthejmë në një mundësi të artë së pari, për shqiptarët e ndershëm dhe punëtorë dhe së dyti, për të ardhmen e integrimit në BE. Në kushtet e një buxheti të vjedhur, të mbingarkuar me kontrata korruptive që i fiton e njëjta dorë, më koncesione që do i paguajmë për 30 vitet në vijim dhe me një borxh që po kap 100 % të PBB. Në një kohë kur inflacioni ka arritur në vlerat më të larta në 2 dekada, Rama dhe të tijtë e shohin amnistinë si shpëtim nga kriza që ka kapur buxhetin e shtetit dhe mbi të gjitha xhepat e shqiptarëve. Duan të shesin amnistinë e krimit si një ndihmë dhe lëmoshë për qytetarët. Duan të shesin pandershmërinë si një formë për t’i bërë shqiptarët bashkëpunëtorë në bastisje. Prandaj duan veçse formalizimin e kriminalizimit dhe korrupsionit në 8 vitet e shkuara dhe të godasin biznesin e ndershëm dhe shqiptarin që punon 7 ditë në 7 për 12 muaj”, tha ajo.

Tabaku shton se “jo më larg se disa muaj më parë Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, deklaroi se në Tiranë pastrohen lekët përmes ndërtimeve të kullave të larta”.

“Një deklaratë në fakt që është një provë shtesë të raportit të Global Initiative Network që ka faktuar se pastrohen mbi 1.6 mld euro në lejet e ndërtimit në Tiranë. Të gjitha këto prova dhe argumente janë mjaftueshëm për të kuptuar se për kë bëhet kjo amnisti. Por, tragjedia e vërtetë e kësaj nisme është se do të taksojë me 7 % paratë e çunave problematikë, ndërkohë që taton 23 % të ardhurat e çdo shqiptari që në ndershmëri dhe përkushtim ka shkolluar veten dhe ka punuar. Sa për sovranizmin e rigjetur, i ngjan më shumë sovranizmit të njeriut të zënë në borxhe ndaj disa borxhlinjve që askush nuk i do t’i ketë as në mëhallë. Por për këto halle nuk kanë dhe nuk do të paguajnë shqiptarët”, shprehet Tabaku.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button